A do e bllokojë opozita nesër Kuvendin? Ja c’thotë Basha

E mërkurë, 18 Prill 2018 16:32

Menjëherë pas kthimit nga Gjermania kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha i ka drejtuar një ftesë qytetarëve që të reagojnë sa herë përballen me padrejtësisë. Në një konferencë për mediat, Basha u pyet nëse opozita do të vijojë aksionin e nisur seancën e kaluar në Kuvend duke bllokuar punimet.

 “Këtu padrejtësisht vëmendja vendoset te çfarë do bëni ju. Sa herë ka padrejtësi, qytetarët duhet të ngrihen. Kjo është një ftesë që unë ia bëj çdo qytetari.

Rama kap median, kap drejtësinë, kap SHISH,  përdor Kuvendin si dyqan privat.

Prandaj është detyrë e opozitës të qëndrojë për parimet e Kopenhagenit, çlirimin e ekonomisë, zgjedhjet, drejtësinë, kriminelët në burg, transparencë për shpenzimet e qeveritarëve.

Taksat kanë shkuar në qiell dhe veprimet e qeverisë janë në diell.  Taksat po shkatërrojnë biznesin e vogël.

Këto janë problemet e rënda të Shqipërisë dhe këto nuk mund të zgjidhen nëse themi problemet nuk ekzistojnë. Shkaktari është qeverisja,  Edi Rama. Të nderuar kolegë socialistë keni një kryeministër që nuk është në gjendje të kuptojë cili është problemi dhe jo më të kontribuojë për zgjidhjen”,  tha Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...