Rama: BE kur të dojë të hapë negociatat, ne do udhëheqim Shengenin Ballkanik

Saturday, 29 February 2020 14:23

Shengeni ballkanik dhe integrimi në BE ishin në fokus të fjalimit të kryeministrit Edi Rama në Kongresin e PS.

Shefi i qeverisë tha se Shqipëria ka qenë që në krye të herës nxitëse e kësaj nisme dhe do të vazhdojë të jetë udhëheqëse e procesit.

Për vendimin e Brukselit në pranverë, Rama  tha se nuk do të presin më, pasi sipas tij Shqipëria ka përmbushur detyrat e saj dhe i takon BE të përmbushë angazhimin e tij për hapjen e negociatave.

Rama: Shengeni rajonal. Jemi që në krye të herës nxitës dhe do të jemi udhëheqës të këtij procesi. Përmes këtij procesi fuqizohet pozicioni ynë në rajon dhe Europë. Përmes këtij procesi fuqizojmë kandidaturën tonë për të qenë anëtar të BE. Nuk presim nga Europa asnjë dhuratë, detyra jonë është të bëjmë  Europën këtu. Procesi i integrimit për ne është proces që na jep mundësinë të ecim më shpejt përmes instrumentave që na ofron.

Na i hapin sot, nuk na i hapin sot, do të na i hapin nesër apo pasnesër negociatat, këtë e dinë të zotët të shtëpisë në BE. Ne nuk presim më as mars, as maj, as tetor, as dhjetor, asgjë. Po të duan ti hapin, po të duan mos ti hapin. Kur të kenë nge do ti hapin dhe faleminderit që do të na i hapin. Mjaft më duke përgatitur dasma ku krushqit nuk paraqiten ditën e dasmës. Pavarësisht  se nuk na i kanë hapur kur na kanë thënë se do ti hapin ne kemi vazhduar të punojmë dhe do të vazhdojmë të punojmë njësoj sikur të ishin hapur. Detyra jonë është ta bëjmë këtë për shqiptarët, Shqipërinë dhe fëmijët tanë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...