U mor në pyetje pa procesverbal/ Avokati i Henri Çilit: Abuzive mbajtja në komisariat, prokuroria

Saturday, 29 February 2020 17:16

Avokati i Henri Çili, Andi Duraj ka treguar detaje nga arrestimi i klientit të tij, veprim që e cilëson të paligjshëm. Në një prononcim ekskluziv për gazetaren e “News24” dhe “BalkanËeb” Brikena Metaj, Duraj pohoi se Çili është shoqëruar në policinë e Gjirokastrës në orën 22:00 të mbrëmjes së 27 shkurtit, rrugës duke shkuar për në shtëpi. Sipas avokatit, Çili është mbajtur abuzivisht, ndërkohë që urdhri i ndalimit është prerë dje në orën 8:15. Sipas tij, deri tani prokuroria nuk ka zbatuar procedurën e marrjes në pyetje, pavarësisht gatishmërisë së tij për të dhënë shpjegime. Ai theksoi se Çili nuk është pyetur me procesverbal, ndërkohë që klienti i tij ka mohuar kategorikisht akuzat.

“Prokuroria e Përmetit është nxituar se nuk ka as juridiksion, as kompetencë për ndalimin e Çilit. Materialet nga policia ende nuk i kanë shkuar prokurorisë së Përmetit. Për këtë arsye masa e arrestit për nesër është e pamundur të jepet. Afati përfundimtar është 96 orë.”, tha avokati Duraj.

Një ditë pas arrestimit, botuesi dhe pedagogu i njohur Henri Çili foli për herë të parë, ndërsa mohoi kategorikisht akuzat që rëndojnë ndaj tij. Ky i fundit i është nënshtruar seancave pyetësorë në orët e vona të pasdites së djeshme tek oficerët e Policisë Gjyqësore. Në të gjitha dëshmitë që ka dhënë në një orë e gjysëm seancë pyetësore në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Gjirokastrës, Henri Çili mësohet të jetë shprehur se s’ka kryer asnjë shkelje për akuzat që i bëhen dhe se gjithçka sipas tij është tërësisht e manipuluar.

Mes të tjerash ai ka thënë se do t’i kundërshtojë në momentin e duhur me prova dhe fakte. Burime nga Prokuroria e Përmetit bëjnë të ditur se Çilit do t’i komunikohet masa e arrestit në orët e mesditës së nesërme në Gjykatën e Faktit në Përmet. Mbi Çilin rëndojnë disa vepra penale, konkretisht; “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...