Rama paralajmëron amnisti/ Bozdo: Pastrimi më i madh i parave në histori

Saturday, 29 February 2020 17:21

Ideja e kryeminsitrit Edi Rama për pastrimin e parave është një operacion i mirëmenduar që synon legalizimin e parave të krimit dhe drogës.

I këtij mendimi është anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo.

Sipas tij, ‘për të kuptuar se çfarë fshihet mbrapa kësaj, mjafton të kuptohet se Çunat që "ranë në rrjetën e OFL",  tani do kenë mundësi t'i fusin në bankë paratë, pa asnjë problem’, raporton Syri.net

Në fund të reagimit të tij Bozdo kërkon reagimin e menjëhershëm të Bankës së Shqipërisë, FMN dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare. 

Reagimi i plotë: 

"Rama, nga Kongresi i tij, sapo lajmëroi operacionin për pastrimin më të madh të parave në historinë e Shqipërisë. Ky operacion është i mirëmenduar dhe do të maskohet në emër të djersës dhe mundit të emigrantëve.

Në fakt synimi është të legalizojë paratë e krimit të organizuar, paratë e drogës që mbuloi Shqipërinë, paratë e korrupsionit të kudondodhur.  
Për të kuptuar se çfarë fshihet mbrapa kësaj, mjafton të kuptohet se Çunat që "ranë në rrjetën e OFL",  tani do kenë mundësi t'i fusin në bankë paratë, pa asnjë problem. 

Banka e Shqipërisë deklaron se jashtë sistemit bankar qarkullojnë sot rreth 2.4 miliardë euro, afërsisht 20% e PBB. Por të gjithë e dimë se janë shumë më tepër se kaq.
Në qoftë se kjo ndodh, ky vend nuk do të bëhet më. Jo vetëm zgjedhje nuk do të ketë më, por krimi do të qeverisë vendin. 

Opozita, Institucionet Financiare Nderkombetare, BE, FMN Banka e Shqipërisë, etj, duhet të deklarohen me forcën më të madhe kundër këtij operacioni që gropos përfundimisht Shqipërinë".

Gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS, kryeministri Edi Rama ka folur për një amnisti për shqiptarët e ndershëm që të deklarojnë pasurinë. 

Rama tha se emigrantët shqiptarë nuk mundet të rrinë më, të mbajnë para me një mijë e një vështirësi dhe as nuk mund të torturohen t’i çojnë këtu se fillon pastrimi i parave. Por ai tha dhe se kush përjashtohet nga kjo amnisti, si politikanët, gjyqtarët, prokurorët për të cilët tha se do japin llogari, duke nisur nga vetja.

“Aty ka o me punën, me ndershmërinë, me Shqipërinë, o tek vendi. Kurse të tjerët me një afat kohor duhet të kenë mundësi t’i sjellin paratë të gjitha në Shqipëri, komplet, t’i investojnë këtu, t’i fusin këtu në bankë me një interes minimal për të cilin ne do të tregojmë qartësisht për çfarë do i përdorim dhe sigurisht që do i çojmë në arsim, në shëndetësi, në shërbim të publiku. Besoj që kjo do na japë mundësinë që ta shtyjmë ekonominë edhe më shumë”, tha ndër të tjera Rama. 

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...