Rama më tha në telefon ‘Nuk ka bir k….’/ Ish-anëtari i kryesisë së PS-së: I kam shkruar edhe Merkelit….

Saturday, 29 February 2020 19:35

Limoz Dizdari, ish-anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste ka rrëfyer se para dy vitesh është kërcënuar, ndërsa për këto ngjarje i ka shkruar dhe kryeministrit Edi Rama disa letra.

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ të moderatores Nisida Tufa në ‘Neës24’, Dizdari tha se ndonëse Rama nuk i kishte kthyer përgjigje 8-9 letrave të tij, zbulon se kryeministri e ka marrë në telefon. Mes te tjerash ai tha se i kishte derguar disa letra dhe presidentit Ilir Meta dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

PJESË NGA INTERVISTA

 

Cilës parti i përkisni ju? A jeni anëtar i PS?

 

Unë nuk jam anëtar i PS. Ndonëse ngelem një përfaqësues shumë i prerë i së majtës. Familja ime është e lidhur përjetësisht me këtë. Besoni se kjo është e majta që përfaqëson PS? I kam shkruar një letër kancelares Merkel, duke e falënderuar për 9 pikat që sjell si detyra shtëpie për Shqipërinë, ndërsa kam sjellë në fokus dhe një këngë popullore shqiptare.

Dje u bë publike një letër nga socialistë të vjetër..

Maqo Lakrori është marrë me këtë letër. Ai më telefonoi dhe më kërkoi të prononcohesha. E quajta një nismë të përgjegjshme, por pa ndonjë fryt.

Në Kongres thanë se do ta diskutonin me dyert të mbyllura..

Po pse duhet ta bëjnë me dyer të mbyllura. Në PS nuk ka demokraci. A ka parti Socialiste? Se këta nuk janë ata të PS. Unë se pranoj që të thonë; ne gratë e PS do bëjmë transformime. Kjo nuk është e drejtë. Pse gratë demokrate janë të këqija.

Çfarë mendoni sot për Edi Ramën si kryeministër?

Si kryeministër ka të meta të mëdha. I kam shkuar shumë letra Edi Ramës, por nuk kam marrë asnjë përgjigje. I kam çuar 8-9 letra. Dhe presidentit i kam shkruar, dhe kryetarit të Parlamentit. Pse iku Shkëlqim Cani dhe u zëvendësua me një mësuese të anglishtes. Janë përbaltur të gjithë këta. Mendimin e specializuar duhet ta dëgjojë kryeministri.

Çfarë shqetësimesh keni ngritur në letra?

Më kërcënuan mua në Sarandë sot e dy vite më parë. Më kërcënuan njerëz të interesuar që të më heqin që andej. Me mori kryeministri në telefon dhe më tha; “ku ka bir nënë….” dhe ca fjalë të tjera. Mendova me vete: “Të të vijë turp. Të më thotë mua djali i mikut tim Kristaq Rama kështu”. Ai pretendon që unë nuk trembesha dhe më tha që ai do të më mbronte.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...