Ish anëtari i Kryesisë së PS: Shqipëria ka nevojë për rotacion. Presidenti është një figurë e lartë e vendit

Saturday, 29 February 2020 20:21

Ish anëtari i Kryesisë të Partisë Socialiste të Shqipërisë Limoz Dizdari i ftuar në studion e emisionit “Kjo javë” në “News 24” nga gazetarja Nisida Tufa u shpreh se Shqipëria sot ka nevojë për rotacion.

“Kam vërejtje, mund të kem vërejtje, por e mira është të dëgjojmë institucionet. Nuk mund të them dot për kryeministrin, sepse ai është dirigjenti. Jo duhet të ikë Rama, por të bëhet rotacion. Doli Basha e tha për qeveri tranzitore. Pak më herët nuk tha këtë dhe do të thotë se ai ka reflektuar. Ama, pse e vonon. Europa duhet të jetë e kujdesshme në respektin ndaj nesh. Presidenti është atje, figurë e lartë”, deklaroi Dizdari.

Më tej, ai deklaroi se Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të parakohshme, ndërsa shtoi se asnjëra palë nuk e dëshiron diçka të tillë.

“Unë i shoh zgjedhjet e parakohshme të nevojshme, por më duket sikur nuk ka vullnet politik nga asnjëra palë. Edi Rama nuk lëshon pe dhe ka arsye të mëdha për të mos lëshuar pe. Nuk i intereson, sepse duam apo nuk duam në Shqipëri kanë nisur reformat institucionale, me përkrahje ndërkombëtare, patjetër”, tha Dizdari.

Limoz Dizadari theksoi se i vjen mirë për disa ndryshime pozitive, por nga ana tjetër i vjen keq që Shqipëria po kanabizohet.

Presidenti duhet të dijë shumë derisa artikulon emra të rëndësishëm. Unë nuk e shoh të shkarkuar. Unë mund të shoh gjëra të tjera. Shqetësimi i tij është institucional. Ka 25 apartamente, ka gjithçka gjërash, janë institucionet që merren me këto. Nuk flas dot brockulla. Unë të njëjtat gjërat do them për Edi Rama. Ai e sheh shtetin si një piktor i mirë.  Po mundohet të bëjë diçka. Kanabizimi i vendit është i rëndë. Unë mbështes shqetësimet institucionale të presidentit”, u shpreh ai.

Në lidhje me manifestimin e 2 marsit, Dizdari vlerësoi se i vjen keq që për këtë event nuk po flasin figura të mëdha për kombin.

“Figurat e mëdha o kanë shqetësim për Kosovën, o për koronavisurin etj. Nuk po flasin figurat e rëndësishme, po heshtin. Ndodhi ajo për teatrin dhe nuk po flasin njerëzit e Teatrit. Secili e di vetë. Nuk kam folur me asnjë socialist, s’dua të imponoj asnjeri. Unë as këtu nuk kam ardhur si karem që të vijnë njerëz. Të gjithë duhet të vijmë atje. Mund të mos jesh dakord, por hajde dëgjoje”,  deklaroi ai.

Për thirrjet e Berishës për revolucion, Dizdari nënvizoi se revolucionet nuk bëhen me fjalë.

“Revolucionet nuk bëhen me fjalë, por ka tjetër vetëdije. Ministrja e Drejtësisë ka vonuar shumë gjera. Populli është shumë i mençur dhe duhet të ndjekim popullin. Institucionet kanë probleme dhe përgjegjësia i takon patjetër kryeministrit.”, tha Dizdari.

Po ashtu, Limoz Dizdari tregoi sesi nuk merret më me parti politike, por i është përkushtuar muzikës.

“Nuk besoj se do merrem me parti politike, por me muzikë do merrem sigurisht. Unë po merrem me Bethovenin. Qeveria nuk do të më japë, jam mësuar tani. Shkoj nëpër banka dhe marr kredi. Bankave do iu lutem që të më japin para. Nuk do u lutem oligarkëve, por njerëzve të ndershëm. Do ta zgjidh, qoftë me borxhe. Është një gjë e jashtëzakonshme që ka manifestim për 250-vjetorin e lindjes së Moxartit. Unë kam ngritur një opera atje. Shqipëria nuk është Tiranë”, përmbylli Dizdari.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...