Salianji: Manifestimi në mbrojtje të mbrojtje të Kushtetutës, i thirrur nga Presidenti, do të jetë një protestë me flamuj, edhe lule, e nuk do të ketë skenar dhune

Diel, 01 Mars 2020 14:40

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar për News24 se PD do ta mbështesë manifestimin e presidentit Ilir Meta në 2 mars, sepse kauza që përfaqëson është e drejtë dhe asnjë nga maxhoranca nuk ka arritur deri më tani të kundërshtojë me fakte, provat e publikuara nga Kreu i Shtetit, në tentativën që ai e quan grusht shteti nga Partia Socialiste.

“Kauza e drejtë, të mbrojmë Kushtetutën. Kushtetuta ka garant Presidentin dhe Gjykatën Kushtetuese. Asnjë s’ka rrezuar pretendimet e presidentit për falsifikim”, ka thënë ish-deputeti.

Ndërkohë, Salainji ka edhe një përgjigje për ata persona e analistë që kanë hedhur tezat se Meta, me këtë manifestim, kërkon të marrë në dorë, opozitarizmin në vend.
“Nuk shikoj tentativë të Metës për t’u përfshirë në opozitë”, ka shtuar Salianji.

Ish-deputeti demokrat ka thënë, gjithashtu, se manifestimi në mbrojtje të Kushtetutës, i thirrur nga Presidenti, do të jetë një protestë me flamuj, edhe lule, e nuk do të ketë skenar dhune.

“Çdo qytetar të jetë pjesë e tubimit paqësor. Tubimi i thirrur me flamuj e lule”, ka përfunduar ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...