Manifestimi i Presidentit s’ka orar përfundimi, zbulohen detaje në shkresën për Veliun

Diel, 01 Mars 2020 16:06

Për të garantuar mbarëvajtjen e këtij manifestimi, Sekretarja e Përgjithshme e Presidencës, Ornela Zonja, i ka dërguar një shkresë zyrtare Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Në dokument përcaktohet orari i nisjes së manifestimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, por jo i mbylljes së tij.

 

“Për Republikën, për Kushtetutën, për Kombin, për Unitetin e popullit”, kjo do të jetë motoja e tubimit të parë antiqeveritar, në vitet e pluralizmit, të thirrur nga një President i Republikës.

 
 

Ky i fundit në shkresën drejtuar Ardi Veliut , figuron si organizator, së bashku me këshilltarët e tij, Bahri Shaqiri, Shemsi Premci dhe Dedë Prenga.

 

Ashtu si në deklaratën e së shtunës së presidentit dhe në njoftimin për Policinë e Shtetit theksohet se çdo gjë do të jetë paqësore dhe përkrahësit e Metës do të kenë në duar flamurin kombëtar dhe mimoza, për të simbolizuar nisjen e pranverës shqiptare.

Ornela Zonja i kërkon policisë të sigurojë mbarëvajtjen e aktivitetit, por pa praninë e dukshme të policëve.

Monika Kryemadhi e Lulzim Basha, edhe pse do t’i bashkohen protestës, nuk do të mbajnë fjalë. I vetmi politikan që do të flasë në manifestim, do të jetë Presidenti i Republikës. Ndërsa personalitete të tjera publike do të kenë mundësinë t’i adresohen popullit, thuhet në shkresën e sekretares së Përgjithshme të Presidencës./A2

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...