Analiza vjetore e KLSH, Bujar Leskaj: 223.8 milionë euro dëm ekonomik në 2019

Hënë, 02 Mars 2020 10:18

Gjatë analizës vjetore të punës së KLSH për vitin 2019, ku mori pjesë edhe Prokuri i Përgjithshëm Olsian Çela, Kryetari i KLSH, Bujar Lesaj theksoi se janë kryer 160 auditime të kryera gjatë këtij dhe janë konstatuar parregullsi dhe shkelje financiare gjatë vitit 2019 shkojnë në 23.304.777 lekë ose 223.8 milionë euro. “Problemi madhor mbetet niveli i korrupsionit në vend. Puna audituese është përqëndruar në fushat për të cilat KLSH ka vlerësuar një nivel të lartë risku. KLSH nga auditivet e kryera në vitin 2019 ka përcjellë 28 kallëzime dhe indicie penale nga të cilat 25 kanë përfunduar dhe i janë dërguar prokurorisë si kallëzime dhe indicie. 3 janë dërguar për vlerësim në prokurori”.

Me rastin e analizës vjetore, Kryetari Leskaj u shpreh se do të vijojë punën derisa të zgjidhet titullari i ri i këtij institucioni. Ai është shprehur gjithashtu se nuk do të kandidojë më për një mandat tjetër për të drejtuar KLSH. “I bëj thirrje Presidentit, Kuvendit dhe maxhorancës të nisin procedurat për titullarin e ri të KLSH. Unë si kreu aktual do të vijojë punën time deri në zgjedhjen e titullarit të ri të këtij institucioni. Duke prauar se nuk do të rikandidoj për një mandat tjetër”.

KLSH organizon këtë analizë vjetore të punës, si një traditë e mirë, në frymën e përparësive të nënvizuara nga Kongresi XXIII-të i INTOSAI, me angazhimin për progresin e vazhdueshëm të auditimit të qeverisjes dhe zhvillimit të kapaciteteve të Institucioneve moderne të Auditimit.

“Institucionet Kombëtare të Auditimit (SAI) duhet të përgjigjen ndaj një qeverisjeje në ndryshim dhe, duke bërë këtë, ata u përgjigjen sfidave kombëtare dhe globale të zhvillimit”,- është nënvizuar në Deklaratën e INCOSAI-t XXIII të Shtatorit 2019. Pikërisht, këtë mesazh kuptimplotë të Kongreseve XXII dhe XXIII të INTOSAI-t jemi përpjekur të vitalizojmë, në përballje me detyrat dhe sfidat tona kryesore gjatë vitit që u mbyll.

KLSH vjen  në këtë analizë vjetore të përgjithshme, pas kryerjes së analizave ne secilin prej departamenteve të auditimit, nga diskursi i të cilave kemi përmbledhur gjetjet, sugjerimet dhe vërejtjet ndaj punës dhe qasjes sonë, qasje e asistuar dhe nga ana e ekspertëve të shoqërisë civile të pranishëm në analizat e departamenteve, të cilët i falënderojmë për pjesëmarrjen dhe kontributin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...