“Neo-diktatura nuk ka për të fituar kurrë”- Regjisori Edmond Budina: Do ta shporrim këtë oktapod që nuk ka asgjë socialiste

Hënë, 02 Mars 2020 18:20

Regjisori i njohur Edmond Budina tha se neo-diktatura nuk do t’ia dalë kurrë në Shqipëri, duke shtuar se shqiptarët do të vendosin edhe një herë për Shqipërinë si gjithë Evropa.

Në fjalën e mbajtur në tubimin për mbrojtjen e Kushtetutës, Budina tha se këta “oktapodë” që nuk kanë asgjë socialiste do të shporren.

Budina: 30 vjet më parë ne kishim një ëndërr. Pas 30 vjetësh kthehemi këtu për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa, për ta shpëtuar nga kjo diktaturë e re e cila mundohet të përdhosë vendin. Ne kthehemi këtu për të luftuar korrupsionin dhe mafien dhe për të mbrojtur Kushtetutën nga ata që e kanë uzurpuar. Kam ardhur këtu për të mbrojtur demokracinë, lirinë e vendit tonë. ne nuk duhet të lejojmë që vendi jonë të zbrazet.

Unë kam qenë emigrant dhe e di se çdo të thotë që të të vdesin prindërit dhe të mos i shikosh dhe në Parlamentin tënd ata njerëz të cilët janë pasuruar në mënyrë të pandershme ndërkohë që pensionistët nuk kinë para për të marrë ilaçe.

Jemi këtu për t’i thënë jo neo-diktaturës që nuk ka për të fituar. Çdo lloj salep-sulltani që mundohet të vendosë sulltanatin e tij nuk do t’ia dalë kurrë, nuk do t’ia dalë kurrë ta shkatërrojë dhe zbrazë Shqipërinë. 30 vite më parë kishim ëndrrën ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa dhe ne do ta bëjmë duke shporrur këtë oktapod që nuk ka asgjë socialiste për të mbrojtur Kushtetutën dhe institucionet.

Modifikuar më Hënë, 02 Mars 2020 18:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...