Elona Guri i kundërpërgjigjet zëdhënësit të Taulant Ballës për foton e publikuar

E mërkurë, 04 Mars 2020 19:08

Taulant Balla publikoi sot një foto ku pretendon se Presidenti Ilir Meta është në kompleksin “Golden” që u sekuestrua nga policia në Shijak. Balla ka hequr përgjegjësinë ligjore personale për vërtetësinë e fotos duke përdorur mish për top zëdhënësin e tij, Besjan Ajazi, i cili pa e vrarë mendjen për verifikim shkruan: “Foto e Presidentit Ilir Meta në Vilën “Golden” në Shijak, e sekuestruar nga OFL, në pronësi të grupit kriminal “Hajri””.

Por si qëndron e vërteta e fotos? Anëtarja e kryesisë së LSI-së, Elona Guri në një reagim në Facebook shpjegon me fakte se fotoja është realizuar në lokalin e ish-ministrit, Lefter Koka dhe jo në kompleksin “Golden”. Guri ka publikuar dhe fotot e kryeministrit Edi Rama me disa personazhe të njohur në Durrës dhe i kërkon zëdhënësit të Taulant Ballës ta çojë dhe atë për verifikim në SPAK.

 

Duke ju përgjigjur zëdhënësit të Taulant Ballës, Elona Guri deklaron: “Si gjithmonë, Besiani vijon ulet në gjunjë para pantallonave të Taulantit. Besian, ti e di shumë mirë, siç e di gjithë Durrësi mbarë, që ajo është pista e Lefter Kokës.

Foto juaj, tregon një prej festave të Lefter Kokës. Se perdet janë të njëjta. Shih fotot. Ka edhe të tjera plot. Aty keni edhe deputeten e Lefterit, në krah të tij, ndërsa për personin në fjalë, me sa shoh, në dy karrige janë ulur tre burra.  Meqënëse e keni në grupin tuaj parlamentar, merrjani sqarimet deputetit tuaj, Lefterit, i cili ka bërë ftesat dhe fotot. Pastaj, për detaje të mëtejshme, shoqja Etilda mund t’ju sqarojë më shumë. Meqënëse e ke qef OFL,  mos harro të ndiqni jo vetëm ata në foton që publikove, po dhe këta këtu poshtë. P.S: Kujt ja kanë marrë fëmijën peng e di gjithë Durrësi”. 

Një nga fotot që ka publikuar Elona Guri është publikuar më herët dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka deklaruar se në tavolinë ndodhet Edi Rama, Samir Tahiri, Vangjush Dako dhe pjesëtarë të familjes Avdyli, të cilët janë nën hetim për dosjen e vjedhjes së votave dhe trafik droge.

Lidhur me foton e publikuar nga zëdhënësi i Taulant Ballës, ka reaguar dhe zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi. Blushi i kërkon Taulant Ballës që ta çojë foton te SPAK dhe të marrë përgjigjen ligjore për pretendimet e tij. Ndërkohë, Taulant Ballës i kujton një sërë bisedash dhe ndërhyrjesh të jashtëligjshme për ekstradime të dënuarish, siç thotë Blushi, në zyrën e një ministreje. “Ciu Ciu Tao Tao! Sa për foton, bie erë inceneratorësh kjo flluskë e mjerë! Por mos humb më asnjë sekondë! Çoje direkt drejt SPAK-ut ta sqarojnë ata, meqë u jep edhe direktiva publike!

Bashkë me të edhe bisedën e freskët tek zyra e një ministreshe të famshme për t’i ekstraduar të vëllanë nga Italia në Shqipëri! Publikoje më mirë vetë bisedën! Bashkë me to tregoi SPAK-ut edhe shokët e motrës! Bëj durim Tao se nuk do gjesh as ti vrimë ku të futesh! DËGJOJE prapë SOVRANIN dhe bëj durim! Me qetësi dhe drejtësi!”,- deklaron Tedi Blushi.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...