Spahia: Drejtoresha e 'QSH 8', presion mjekëve e infermiereve: Pse flisni me opozitën

Premte, 06 Mars 2020 11:34

Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia ka publikuar një audio të regjistruar në qendrën shëndetësore numër 8 në Tiranë.

‘Drejtoresha e QSh nr.8 Blerta Berberi provoi se është një militante partiake që, në vend të  shqetësohet për personelin mjekësor dhe qytetarët, u kërkon llogari mjekëve pse komunikojnë me opozitën’, shkruan Bardh Spahia në profilin e tij në Facebook.

Reagimi i plotë i Bardh Spahiajt:

Kush ka mundësinë të bisedojë me një mjek, e kupton menjëherë se të ashtuquajturat masa të qeverisë kundër koronavirusit te ri janë vetëm propagandë.

Më të pambrojturit janë mjekët.

Deri kur ne bëmë publike të vërtetën se Qendrat Shëndetësore janë të papërgatitura, atje mungonin edhe masat më elementare.

Video e vërteton plotësisht këtë. Për fat të keq, Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr.8 Blerta Berberi provoi se është një militante partiake që, në vend të shqetësohet për personelin mjekësor dhe qytetarët, u kërkon llogari mjekëve pse komunikojnë me opozitën për t’u thënë qytetarëve të vërtetën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndahet nga jeta Qazim Sejdini, ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit

Kronikë

Ndahet nga jeta Qazim Sejdini, ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit

      Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini. Qazim Sejdini drejtoi për tre mandate Bashkinë e Elbasanit nga viti...

Grigels Muçollari: Drejtësi sot, për 3 vite padrejtësi ndaj demokratëve

Politikë

Grigels Muçollari: Drejtësi sot, për 3 vite padrejtësi ndaj demokratëve

Nga Grigels Muçollari:   Drejtësi sot, për 3 vite padrejtësi ndaj demokratëveNjë nga shtrembërimet që ka sjellë në këto vite pushteti i tepërt i Edi Ramës është dhe anormaliteti me vulën e...

A jeni gati për “Euro 2024”? Udhëtoni më lirë dhe më të sigurtë drejt Gjermanisë  

Sociale

A jeni gati për “Euro 2024”? Udhëtoni më lirë dhe më të sigurtë drejt Gjermanisë  

‘SIGAL UNIQA Group Austria’, kompania lider e sigurimeve dhe sponsor prej shumë vitesh i Kombëtares Shqiptare, vjen pranë tifozëve kuqezinj që duan të ndjekin Europianin e futbollit live nga Gjermania.   Çdo...