Raporti/ Dvorani krijoi situatë antikushtetuese dhe bunkerizoi KED-in

Saturday, 07 Mars 2020 09:42

Zëri i Amerikës ka zbardhur detaje nga raporti paraprak i Komisionit të Venecias për çështjen e Gjykatës Kushtetuese. Duhet thënë se raporti është një shuplakë e fortë për të gjitha veprimtarinë e mazhorancës.

Por bie në sy pjesa ku flitet për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, strumbullarin e kësaj situate. Edhe pse nuk përmendet emri i drejtuesit të KED, Ardian Dvorani, që është nën akuza, sërish në raport konfirmohen akuzat që janë bërë në drejtimin e tij

Goditja më e rëndë është kur thuhet se ai ka krijuar një situatë antikushtetuese me dërgimin e listave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Komisionit të Venecias, dërgimi nga ana e KED-së te Presidenti i dy listave njëkohësisht, dërgimi i listave në Parlament, 6 ditë më vonë, dhe numri i kufizuar i kandidatëve, vetëm 6 për katër vende vakante “krijoi një situatë në të cilën të gjitha emërimet, përveç emërimit të zotit Muçi, ishin bërë potencialisht në një mënyrë antikushtetuese”.

Po ashtu në raport flitet edhe për atë që është etiketuar si bunkerizimi i KED nga Dvorani.

Sipas Komisionit të Venecias, një nga elementët më të rëndësishëm të KED është transparenca, për të pasur besimin e publikut për procesin e emërimeve. Por me miratimin e një rregulloreje të brendshme, KED përjashtoi nga pjesëmarrja në procesin e vlerësimit te kandidatëve Avokatin e Popullit.

Sipas ‘Venecias’, ky nen i rregullores së KED, duhet ndryshuar. Po ashtu, ‘Venecia’ konstaton shkelje, edhe për mos publikimin e proces-verbaleve të mbledhjeve të KED, që kërkohet me ligj.

Pas hartimit të listave nga KED për dy emërime në Gjykatën Kushtetuese, që duhet të bënte Presidenti dhe dy të tjerë, që duhet të bënte parlamenti, sipas Komisionit të Venecias, “është e qartë që data e dërgimit të listave do të kishte pasoja të rëndësishme për shkak të afatit 30 ditor të zgjedhjes së kandidatëve”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...