Raporti i Venecias, PD: Mazhoranca të reflektojë, në betejen për GJK, mbështesim Presidentin

Saturday, 07 Mars 2020 14:56

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i kërkon mazhorancës të reflektojë, pas publikimit të raportit paraprak të Venecias, që sipas tij, legjitimoi veprimet e Presidentit.

“U deklarua ajo që e dinim të gjithë, që ka një tentativë të Ramës për të kapur edhe Gjykatën Kushtetuese dhe që institucioni i Presidentit, në këtë rast, ka qenë tërësisht në rolin e tij në mbrojtje të Kushtetutës dhe në funksion të kompetencave që i ka dhënë Kushtetuta. Uroj që mazhoranca, në këtë rast e detyruar, të tërhiqet në këtë shkelje të Kushtetutës dhe mundësisht, në të gjitha shkeljet e tjera kushtetuese që kanë bërë gjatë kësaj kohe. Me qëllim, ata kanë eliminuar Gjykatën Kushtetuese”, shprehet Paloka

Në një intervistë për A2, Paloka thotë se opozita i doli në mbështetje Presidentit pasi mazhoranca po tenton të kapë çdo institucion edhe demokratët do jenë në krah të kësaj beteje

Megjithatë, kjo nuk shmang aksionet e opozitës, deri në protesta, por më parë, demokratët presin të finalizohet reforma zgjedhore.

“Ne jemi të vendosur t’i shkojmë qëndrimit tonë deri në fund. Do të plotësojmë detyrimet tona sa i përket tryezës për reformën zgjedhore dhe më pas do të ndërmarrim iniciativat tona”, shprehet Paloka.

Përballë kërkesave të aleatëve për ndryshim të sistemit, Paloka thotë se kjo është një çështje që nuk është adresuar në tryezën opozitare.

“Ne jemi të hapur për të trajtuar çdo sistem. Megjithatë, kjo është një çështje më e madhe dhe një ditë më parë, Basha hodhi idenë që për sistemin duhet të vendosin të gjithë shqiptarët dhe jo thjesht një tryezë partish”, u shpreh Paloka.

Çështja e ndryshimit të sistemit zgjedhor vihet të hënë, në tryezën për reformën elektorale.

 
Modifikuar më Saturday, 07 Mars 2020 15:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...