Raporti paraprak i ‘Venecias’, Berisha: Ka konstatuar shkelje për procesverbalet, Dvorani i mbylli derën e KED Avokatit të Popullit

Saturday, 07 Mars 2020 16:40

Ish- kryeministri Sali Berisha ka komentuar raportin paraprak të opinionit të Komisionit të Venecias lidhur me përzgjedhjen e gjyqtarëve për Gjykatën Kushtetuese. BalkanWeb publikoi lajmin për raportin paraprak ku konstatohej se mënyra e veprimit të KED ishte e dyshimtë

Berisha thotë se Komisioni i Venecias ka konstatuar shkelje në mospublikimin e procesverbaleve nga KED. Po ashtu ish- kryeministri shton se Dvorani i mbylli derën e KED përfaqësuesit të Avokatit të Popullit.

Me një rregullore të brendshme që Berisha e quan anti- kushtetuese KED përjashtoi nga procesi i vlerësimit të kandidatëve Avokatin e Popullit që e ka detyrim ligjor të jetë vëzhgues në këto mbledhje.

STATUSI I SALI BERISHËS

Mafioz Dvorani shnderroi KED ne shpelle te Mafies!

Te dashur miq, ne nje seri reagimesh kam denoncuar publikisht kriminelin, mafiozin Ardian Dvorani, i cili per fshehjen e pasurise duhet te ishte ne qeli por ne narkoshtetin shqiptar ai drejton sot sipas ligjeve te shpellave te mafies institucionin e larte te KED.

Ky kriminel mafioz nuk njeh kushtetute, ligje as dhe parim tjeter te vendit ne drejtimin dhe funksionimin e KED perveç atyre te sojit te tij mafioz te felliqur qe i dikton bosi i tij Edvin Kristaq Mafia. Ai perpiqet te fsheh veprimtarine e tij mafioze kriminale ne KED duke mos mbajtur ose zhdukur procesverbalet e mbledhjeve te organit kushtetues KED.

Ne kundershtim flagrant me ligjin, per te mbajtur te fshehta horrlliqet e tij ne mbledhjet e KED dhe menyren se si dikton dhe mashtron dhe vendos ne keto mbledhje, ne kundershtim flagrant me kushtetuten ligjet dhe vet rregulloren e miratuar te KED, ai, po ne thyerje te ligjit i mbyll deren perfaqesuesit te avokatit te popullit dhe nuk e lejon ate te zbatoje detyrimin ligjor te vezhgimit te zbatimit transparences dhe rregullave dhe ligjeve ne diskutimet dhe vendimet e KED.

Zeri i Amerikes, i cili ka pare raportin konfidencial te Komisionit te Venecias, i cili eshte raport paraprak dhe jo perfundimtar informon se “Sipas Komisionit të Venecias, një nga elementët më të rëndësishëm të KED është transparenca, për të patur besimin e publikut për procesin e emërimeve. Por me miratimin e një rregulloreje të brendshme, KED përjashtoi nga pjesëmarrja në procesin e vlerësimit te kandidatëve Avokatin e Popullit. Sipas Venecias, ky nen i rregullores së KED, duhet ndryshuar. Po ashtu, Venecia konstaton shkelje, edhe për mos publikimin e proces-verbaleve të mbledhjeve të KED, që kërkohet me ligj”

Modifikuar më Saturday, 07 Mars 2020 16:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...