Dialogu me Serbinë/ Pacolli thirrje Thaçit dhe Kurtit: Uluni, por me ligj të ri sipas Komisionit të Venecias

Diel, 08 Mars 2020 13:04

Duke komentuar rrugën që duhet të ndiqet për dialogun me Serbinë, Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli thotë se Kosovës i duhet një ligj i ri pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese të ligjit për grupin negociator.

Ndërsa së fundmi në Kosovë ka shpërthyer debati mes qeverisë dhe Presidentit për rolin në këtë proces, Pacolli thotë se ligj duhet të përcaktojë qartë: çfarë bën presidenti, çfarë kryeministri, çfarë të tjerët, si bashkëpunohet, si miratohet produkti i marrëveshjes, etj.

Sipas tij, për hartimin e këtij ligji i duhet besuar një pale të tretë siç është Komisioni i Venecias dhe palët politike në Kosovës duhet ta zbatojnë.

Në postimin e tij, ish-kryediplomati i Kosovës, shprehet se lajmet për ndonjë masë amerikane ndaj Kosovës, do të ishte ogur i keq dhe zhvillim i rëndë dhe me pasoja që riparohen me vështirësi.

Postimi i plotë i Pacollit:

Si dikush që gjithmonë ka patur qasje konstruktive, pajtuese, përbashkuese në gjithë karrierën politike, në rrethanat e sotme do të doja të jepja disa sugjerime modeste.

1) Nuk dua të bëj Kasandrën për lajmet mbi ndonjë masë amerikane ndaj Kosovës, që do të ishte ogur i keq. Zhvillim i rëndë dhe me pasoja që vështirësish riparohen.

Në vend të harxhohej energji për të nxitur para marrëdhëniet, do harxhohej energji për të anuluar masat. Uroj shumë që kjo të mos ndodhë.

2) Çfarë duhet të bëjmë që të mos ndodhë? Qasja e qeverisë Kurti ndaj dialogut është preteksti. Këtu duhet të përmirësojmë sjelljen dhe të kthejmë procesin në kohërat më të mira.

I bëj thirrje qeverisë: referojuni eksperiencave më të mira që Kosova ka patur në procesin e mëhershëm të dialogut, duke nisur që nga Rambujeja.

Studiojeni dhe qasjen e palës tjetër. Nuk duhet të lejojmë që të përmbysen rolet. Nuk duhet të lejojmë që presioni të jetë mbi Kosovën. Presioni si në Rambuje duhet të jetë mbi Serbinë.

3) Për dialogun, ka dy premisa të pandryshueshme.

E para: Kushtetuta i njeh Presidentit rol udhëheqës në politikën e jashtme dhe qeverisë rol propozues dhe zbatues të saj (në konsultim me presidentin).

E dyta: kush ndërmjetëson (SHBA apo BE), e përcaktojnë vetë formatin e dialogut- nivel presidentësh, kryeministrash, apo ndonjë format tjetër.

Ka dhe një premisë tjetër ku ne s ‘ndërhyjmë dot: kohën e përmbylljes së dialogut. Por ne mund të ndërhymë në cilësinë e marrëveshjes. Si?

4) Mbi këto premisa që ne nuk i ndryshojmë dot, tani që Gjykata kushtetuese ka anuluar ligjin për Grupin negociator, ka ardhur koha për një LIGJ TË RI.

Ky ligj duhet të përcaktojë qartë: çfarë bën presidenti, çfarë kryeministri, çfarë të tjerët, si bashkëpunohet, si miratohet produkti i marrëveshjes, etj.

Kush do ta bëjë ligjin? Shumë shpejt i duhet besuar një pale të tretë dhe të besueshme. Pse jo Komisionit të Venecias? Palët këtu në Kosovë vetem do të obligohëshin që ta zbatonin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...