Berisha: Maskat e skaduara, krim i dyfishtë i Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnisë

E mërkurë, 11 Mars 2020 12:08

“Maskat e skaduara 9 vite më parë, turpi dhe faqja e zezë e Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnisë!" - deklaroi sot ish-kryeministri Sali Berisha dhe theksoi se ky rast përbën një krim të dyfishtë: “Krim i dyfishtë sepse u shpërndanë të skaduara; sepse poshtërsisht kërkojnë t’i shesin si të çertifikuara. Lexoni mesazhin e mjekut dixhital,” nënvizon Berisha në vijim.

Maskat e spitalit per personelin, zoti Doktor.

I gjithë personeli ka vështirësi në frymëmarrje dhe probleme me zërin me këto maska që kanë 9 vite të skaduara.

Turp. Ne të gjithë duhet urgjentisht të braktisim punën, por nuk e bëjmë sepse kemi bërë një betim për këtë profesion.

Turp, turp! Rrit rrogat me vijë të parë dhe vijë të dytë!

Ku ka këtu i parë dhe i dytë!

Të gjith ne bashkë me familjet tona jemi të rrezikuar për 300 -400 mijë lek rrogë.

I vraftë Zoti ishalla dhe ishalla kap të parin Kryeministrin bashke me Manastirliun!

Dje, Partia Demokratike denoncoi me prova, shpërndarjen e 1 milion e 200 mijë maska të skaduara, në thyerje të ligjit. në të gjithë spitalet dhe qendrat shëndetësore të Republikës së Shqipërisë. Sipas PD, "Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu e dinë mirë që sipas ligjit maskat e skaduara konsiderohen mbetje spitalore, të kategorisë “mbetje farmaceutike” dhe që po sipas ligjit, nuk mund të përdoren, por duhet të asgjesohen!" 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...