Viktima e parë nga koronavirusi/ Ministria e konfirmon, familjarët akuzojnë

E mërkurë, 11 Mars 2020 13:51

Shënohet viktima e parë si pasojë e koronavirusit në vendin tonë. Lajmi është konfirmuar nga vetë Ministria e Shëndetësisë, e cila thotë se 73-vjeçarja nga Durrësi vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Ndërkohë që një prej familjareve, në një komunikim për Fax News, u shpreh se është e gënjeshtërt që e moshuara e kishte fshehur udhëtimin drejt Italisë. Sipas tyre, doktorët e dinin shumë mirë që e moshuara kishte qenë në Itali, pasi e kishte dhe në kartelën e saj mjekësore.
“Doktorët e kanë ditur shumë mirë që ka qenë në Itali, i kanë parë të gjitha letrat. Thanë që kishte nevojë për oksigjen, nëna ka një vit e gjysmë që ka pasur probleme me frymëmarrjen”, u shpreh e afërmja për Fax news.
Burime bëjnë me dije se për shkak të kontaktit me pacienten, dy mjekë dhe katër infermierë janë vetëizoluar.
“Pacientja 73 vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare. 73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass”, shprehet zyrtarisht MSH.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...