Vasili: Rama të bëjë kryeministrin ose të ikë, mos të merre me video nga vrima e Surrelit

Saturday, 14 Mars 2020 16:19

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i ka bërë thirrje të ler videot dhe të shkojë urgjent në zyrë dhe bëjë kryeministrin ndryshe është më mirë të ike.
Sipas Vasilit, Rama po merret vctëm me prodhimin e videoselfive dhe jo me drejtimin e situatës ku ndodhet Shqipëria, e cila deri tani numëron 33 persona të infektuar me koronavirus.
'Vendi pa drejtim, Edi Rama leri videot,shko urgjent ne zyre e bej kryeministrin ose ik!
Sot qe Shqiperia ka nevoje per drejtim me shume se kurre per fat te keq nuk e ka.
Edi Rama ben vetem prodhuesin e audioselfi qe vete i ben dhe vete i degjon, por jo kryeministrin
Edi Rama ben epidemiologun e mjekun kur ka mjaft njerez te sprovuar profesionalisht, qe e bejne aty ne vije te pare dhe jo nga vrima Surrelit sic ben Edi Rama
Ben policin kur ka police pa fund ne terren qe bejne punen e tyre dhe jo si ky qe futet rrëzave te Surrelit
Edi Rama vetem kryeministrin nuk e ben dhe e ka lene vendin totalisht pa drejtim ne kohet me te veshtira te pandemise.
Vendi ka nevoje kritike sot per drejtim dhe per veprime te qeverise, qe i japin pergjigje:
-mbijeteses se mijra njerezve te thjeshte qe kane mbetur pa te ardhura sepse punojne ne sektorin privat qe eshte mbyllur per shkak ye pandemise duke i lene praktikisht pa buke sepse jane njerez qe i kane syte nga rroga e muajit qe tashme nuk e marrin më.
-mijra e mijra bisneset mbijetese kane nevoje per mbeshtetje sepse punesojne dhjetra mijra shqiptare qe mbijetojne fale ketyre pagave minimale.
- sektori mjeksor ka nevoje per materiale mjeksore te bollshme te cilat nuk ju vune me kohe ne dispozicion
- vendi ka nevoje per nje plan te qarte veprimesh per te parandaluar Pandemine ne Ekonomi.
- Shendetesia ka nevoje per nje plan te detajuar post Pandemi.
Shteti nuk mund te lihet ne dore as te fatit e as te rastesise shkurt sipas parimit te Edi Rames " te dale ku te dale".
Ideja e Rames qe kaosit te ardhshem do ti pergjigjet me hungerima e sokellima ptopaganfistike e mediatike dhe me krijim armiqsh e komplotesh imagjinare eshte nje ide e falimentuar.
Edi Rama bej kryeministrin e qeverise dhe jo kryeministrin e Surrelit.
Mjeket e bejne me vetmohim e sakrifice punen e tyre ndaj videomesazhet e tua jane thjesht "me u gjet kola ne pune".
Puna jote eshte te besh kryeministrin dhe as epidemiologun dhe as policin.
Shko ne zyre dhe boll u trembe per veten tende.
Kryeminister eshte ai qe qendron ne krye te puneve si presidenti i regjionit te Lombardise dhe Piemontit, qe ndonese pozitive per coronavirus qendrojne ne zyre ne balle te punes dhe jo si ti qe je bere lexues i automesazheve te tua.
S'ka nevoje per nje kor kakofonik, ku flasin nje radhe individesh patetike dhe jo profesonale, por duhet nje ze i vetem zyrtar ashtu si ne Itali ku komunikon vetem Komisari i Jashtezakonshem i Emergjences se Pandemise Angelo Borreli dhe informacioni eshte profesional,serioz dhe zyrtar.
Edi Rama ktheu ne zyre dhe bej detyren se e ke lene Shqiperine pa drejtim.
Mblidhe mendjen nuk qeveriset vendi me Vidoselfi.
Ne se nuk e qeveris dot largohu sa me pare se as Pandemia e Coronavirusit dhe as Pandemia Ekonomike qe po vjen s'kane kohe te presin ty.
Ç'do gje s'ke bere ne keto dite renda si dhe fshehja nga pergjegjesite do te analizohen nje per nje shume shpejt, por atehere do te jete shume shume vone per ty.'

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...