‘Mostestimi mund të çojë në humbje jetësh’, Meta: Infrastrukturë shtesë në shëndetësi

Tuesday, 17 Mars 2020 17:39

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, tha në një intervistë ekskuzive për “News24” se koronavirusi ka krijuar një situatë të jashtëzakonshme në Shqipëri dhe në të gjithë globin.

Për Kreun e Shtetit parësore është jeta e qytetarëve shqiptar dhe shëndeti i tyre, si dhe siguria e personelit mjekësor, që qëndrojnë çdo ditë në vijën e parë të rrezikut.

Pjesë nga intervista:
Si i keni parë masat e qeverisë?
Është një situatë e jashtëzakonshme, jo vetëm për vendin tonë, por e përgjithshme globale. Është një situatë e re, me të cilën duhet të mësohemi cdo orë e më shumë. Duhet të nxjerrim eksperiencat e reja për ta përballuar me kosto sa më të vogël, në radhë të parë për shëndetin e qytetarëve, jeta e të cilëve mund të rrezikohet vetëm nga pakujdesia jonë. Është një situatë e detyrueshme, me qëllim për të parandaluar rrezikun e përhapjes së këtij virusi ende të panjohur mirë. Në radhë të parë, mirënjohje për të gjithë personelin mjekësor, dhe të gjithë ata që janë në mbështetje të tyre dhe që janë në kontakt të parë, që përbëjnë murin mbrojtës ndaj këtij virusi. Vëmendja e parë duhet të shkojë për ta, se kuptohet që kjo do të jetë një betejë e gjatë, që do të zgjasë ende në një kohë të pacaktuar.

Së dyti, kujdesi duhet të shkojë për të gjithë ata që janë të identifikuar, që janë prekur nga ky virus, për të bërë gjithcka që ata ta kalojnë këtë moment pa rrezikuar jetën e tyre, por edhe të familjarëve, personelit mjekësor. Impakti do të jetë i përgjithshëm edhe në aspektin e ekonomisë, atë shoqëror, pasi kuptohet jemi në një moment vetëmbrojtje, kujdesi duhet të jetë maksimal. Por, cdo moment duhet të përmirësojmë gjithë mekanizmin mbrojtës, në mënyrë që të bëjmë të mundur të funksionojmë si shtet, si shoqëri, si familje, por edhe si biznese, pa cënuar kurrë objektivin e parë, të mbrojmë jetën e çdo qytetari nga ky virusi.

 

Ju keni ngritur një Task Forcë me ekspertë që merren me këtë çështje. A keni komunikim me qeverinë apo faktorë të tjerë politikë?
Shqetësimin për këtë cështje e kam bërë public që në janar, kur u identifikuan dy shtetas italianë. Kuptohej që do vinte në rritje shqetësimi, pasi jetojmë në një botë ku edhe rreziqet marrin përmasa gjithëpërfshirëse. Në vazhdimësi kam qenë në komunikim me të gjitha institucionet shtetërore për marrjen e masave në parandalimin e këtij fenomeni. Jemi në këto komunikime në mënyrë të vazhdueshme, pasi është prioritare që kjo situatë të normalizohet sa më shpejt të jetë e mundur. Duhet t’iu bëjmë ballë të gjitha skenarëve që mund të sjellë kjo situatë, por edhe skenarëve sa i takon ekonomisë.

Kemi të bëjmë me një avantazh po të kemi parasysh se është një situatë ku cdo vend mobilizon resuret e tij për të mbrojtur veten e tij. Eksperiencat e vendeve të tjera, Kinës, Italisë, duhet të na shërbejnë edhe neve për të ardhmen dhe të na ndihmojnë për të adaptuar masa të reja parandaluese dhe përmirësuese të gjithë mekanizmit të shtetit dhe shoqërisë. Sa i takon Task Forcës mund të ketë pasur një keqkuptim, ajo është në funksion të presidentit, nuk dublon Task Forcën e ministrisë së Shëndetësisë. Është një Task Forcë që ndihmon për të monitoruar të gjitha zhvillimet, për të komunikuar me të gjitha shqetësimet që vijnë, me qëllim përmirësimin e gjithë menaxhimit shtetëror të menaxhimit të kësja situate.

A janë marrë masat në kohën e duhur dhe a i kemi kapacitetet për ta përballuar këtë situatë?
Edhe OBSH nuk ka pasur një vision të qartë që në fillim për përballimin e kësaj sfide, që me pak vonesë e konsideroi si pandemi. Kemi të bëjmë me një virus të rid he të panjohur mirë. Ajo që mund të them është se të gjithë duhet të jemi bashkëpunues, reflektues, sepse është një eksperiencë e re që asnjëri prej nesh nuk e kishte menduar. Shqipëria ka pasur disa eksperienca të rëndësishme positive në përballimin e SARS-it, gripit të derrit. Ajo që duhet të theksoj është mbrojtja e personelit shëndetësor, pasi ata janë të rrezikuar në çdo sekondë.

(BalkanWeb)

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...