Një ‘PO’ më keq se shuplaka/ 13 kushte dhe asnjë afat kohor

Tuesday, 24 Mars 2020 15:58

Këshilli i Ministrave të BE-së, vendosi në një video-konferencë të zhvilluar të martën në mesditë që të japë dritën e gjelbër për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Por ndërsa për Maqedoninë e Veriut nuk do ketë asnjë kusht, për Shqipërinë janë shtuar edhe disa kushte të tjera përveç 9 kushteve të Gjermanisë.

Këtë e konfirmon edhe Dojçe Vele, por akoma nuk është saktësuar numri total i kushteve. Diplomatët thonë se do bëhen 13 kushte në total për Shqipërinë, duke shtuar edhe çështjen e ligjeve për lirinë e medias dhe sigurimin e të riatdhesuarve. Kurse Holanda po kërkon që të zbatohet rekomandimi i Komisionit të Venecias për Gjykatën Kushtetuese dhe shtim të luftës ndaj krimit të organizuar. Greqia nga ana e saj ka rezerva për ligjin e pronave dhe të drejtat e minoritetit.

Nuk është vetëm kjo arsyeja se përse kjo PO ngjan më keq se një shuplakë, ose e thënë ndryshe, si një dasmë pa nuse.

Duke bërë një krahasim me konkluzionet e vitit 2018, kur u tha se negociatat do të hapeshin, por gjithashtu u vendos se kur do të mbahej edhe konferenca e parë ndërqeveritare (brenda vitit 2019), këtë herë ky kufizim kohor ka rënë dhe ulja reale në tryezë me BE mund të shtyhet në kalendat greke.  

Nëse në qershor të 2018 u mor vendimi në parim dhe u përcaktua fundi i 2019 si momenti për të pasur konferencën e parë ndërqeveritare (siç lexohet në piken 54 të konkluzioneve të 2018 për Shqipërinë), në vendimin aktual konfirmohet vendimi për hapjen si i 2018, por vendosen disa kushte për të nisur negociatat e për të zhvilluar konferencen e parë nderqeveritare.

Ato janë: miratimi i reformës zgjedhore në përputhje me OSBE/ODIHR; funksionomi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias, kthimi mbrapsht/amendimi i ligjit të medias në perputhje me opinionin e Komisionit të Venecias dhe kushteve të tjera që kane të bëjnë me luftën kundër korrupsionit, krimit te organizuar dhe luftimin e fenomenit të azilkerkimit.

Pra më e keqja qëndron se nuk përcaktohet asnjë afat kohor se kur mund të zhvillohet konferenca e parë nderqeveritare. Dhe kushti mbi kushtet është se vendet anëtare i kërkojnë Komisionit Evropian që të bëjë një raport për permbushjen e këtyre kushteve, përpara se të zhvillohet takimi i parë BE- Shqipëri.

Por përpos heqjes së një afati kohor të limituar, 27 vendet kanë rënduar edhe procedurën se si do të arrihet tek konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në. Kleçka qëndron tek Kuadri Negociues që i kërkohet Komisionit Evropian për të përgatitur perpara zhvillimit të Konferences Ndërqeveritare.

“Zakonisht ky është një dokument ku përcaktohen parimet e procesit të negociimit. Propozohet gjithnjë nga Komsioni Evropian dhe miratohet nga Vendet Anëtare përpara zhvillimit te Konferencës Ndërqeveritare. Por për Shqipërinë kjo procedurë është përmbysur. Vendet anëtare kanë bërë një listë të stërgjatë ku mes tjerash kërkohet: dënimi i zyrtarëve të lartë, politikanëve, gjyqtarëve, prokurorëve që kanë pasur akuza gjatë procesit të vetingut. Dënimi i personave që akuzohen për blerjen e votave etj. Aty kërkohet vendim përfundimtar për ligjshmërinë e zgjedhjeve vendore të 2019 (nënkupto Gjykatë Kushtetuese funksionale) si dhe zbatimi i legjislacionit për minoritetet. Pra, kur Komisioni të bëjë gati Kuadrin Negociues për Shqiperine dhe të kërkojë miratimin nga Vendet Anëtare, në këtë dokument duhet te reflektohet qartë që kushtet e mësipërme janë permbushur”, e shpjegoi këtë procedurë për Lapsi.al një diplomat që e ka lexuar dokumentin.

Pra, po të thuhet troç, ndryshe nga Maqedonia që po merr një PO të vertetë, Shqipërisë do t’i jepet një miratim “fake”, sa për sy e faqe. Rruga për ne është shumë më e vështirë se ajo që vendet anëtare na përcaktuan në 2018, kur vërtetë s’na i hapën negociatat, por na e lanë ndezur dritën jeshile.

Thënë thjeshtë, pengesat që shtohen janë dy: E para, ndryshe nga më përpara nuk kemi më një datë dhe së dyti për ta pasur një ditë atë, do na kërkohet një dokument me një pafundësi konditash shumë më të forta sesa ato që në vuri parlamenti gjerman.

“Pra nëse sipas Bundestagut kishim një liste me kushte për t’u plotesuar për zhvillimin e Konferences se Parë Nderqeveritare dhe asaj të dytë, që u njohen ndryshe si 9 kushtet e famshme të Bundestagut,  me vendimmarrjen e tanishme të BE-se, do të kemi një listë më të gjatë kushtesh që duhen permbushur nga ana e Shqiperisë. Kur kjo të ndodhë, ato duhet të reflektohen si të tilla në dokumentin e Kuadrit Negociues, që duhet përgatitur nga Komisioni Evropian e më pas të miratohen njëzeri nga vendet anëtare. Për permbushjen e këtyre kushteve, Komisioni duhet të bëjë një raport tjetër për Vendet Anetare. Pra shkurt, kemi të bëjmë me një kalvar të parealizueshëm”, i tha Lapsi.al, diplomati që e kexoi këtë dokument.

Pra, me tepër sesa një ngjarje për t’u gëzuar, drafti që pritet të vendosë hapjen e negociatave është një fletërrufe për gjendjen në të cilën jemi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...