Mos e humbisni ironinë e gazetarit

E mërkurë, 25 Mars 2020 14:05

Shqipëria regjistroi 143 të prekur me koronavirus, të konfirmuar zyrtarisht. Brenda 24 orësh janë shtuar 23 raste.
Në rrjetet sociale, zemërimi vazhdon se numri i testimeve mbetet shumë i ulët. Kështu, në 24 orët e fundit janë bërë 111 testime dhe kanë rezultuar 23 persona të prekur.
Por gjatë orëve të fundit, zemërimi në rrjetet sociale ka shkuar kryesisht për dy çështje të tjera.
E para, fakti që Shqipërisë i janë vendosur 15 kushte përpara se të hapen zyrtarisht negociatat me Bashkimin Europian.
E dyta, që duhet të paguajmë 140 milionë euro për biznesmenin italian Françesko Beketi, për tekat autokratike të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Duke bërë krahasimin me shifrat e koronavirusit sot, gazetari Vehap Kola bën një ironi:
- PËR HERË TË PARË SOT, NUMRI I TË INFEKTUARVE RISHTAS KA TEJKALUAR NUMRIN E PARAKUSHTEVE TË BE PËR HAPJEN E NEGOCIATAVE.
- NUMRI TOTAL I TË INFEKTUARVE TË IDENTIFIKUAR SAPO KALOI NUMRIN E MILIONAVE NË EURO QË SHQIPËRIA DO T'I PAGUAJË BEKETIT.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...