“Shqetësimi im ishte për njerëzit që kisha takuar”, Meta tregon pse iu nënshtrua testit për COVID-19: Secili që ka një dyshim duhet ta bëjë

E mërkurë, 25 Mars 2020 22:07

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ftuar i Sokol Ballës në “Real Story” në News24 ka folur për eksperiencën personale me koronavirusin dhe kontaktin që e detyroi të bënte testin që më pas rezultoi negativ. Teksa u ngacmua nga Balla për qetësinë që reflekton edhe pas mesazheve të kryeministrit, Kreu i Shtetit tha se është detyra e tij të jetë më i qetë se kushdo tjetër në këtë situatë.

“Absolutisht që i ndjek mesazhet e të gjithëve, përfshirë të kryeministrit dhe tuajat por është detyra ime të jem më i qetë se kushdo tjetër në këtë situatë duke jetuar çdo sekondë me shqetësimet e qytetarëve në vend. Jam i sigurt që do ta menaxhojmë të gjithë në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Presidenti.

Sa i përket testimit të tij për COVID-19, Meta tha se i gjithë meraku i tij vinte për faktin se kishte pasur kontakte me ministren e Shëndetësisë, kreun e urgjencës Kombëtare, task forcën por edhe personelin e tij.

“Isha në një palestër me një të njohur, një qytetar, një mikun tim që kishte rezultuar më pas me koronavirus.

 

Absolutisht jemi të barabartë të gjithë para këtij virusi. Përderisa zuri Princin e Monakos apo Paolo Maldinin me gjithë djalin të gjithë jemi të prekshëm. Kur personi që kisha pasur kontakt rezultoi pozitiv, unë isha në atë moment duke ikur për të dhuruar gjak. Ndalova, njoftova qendrën që nuk do të shkoja, kërkova përfaqësuesit e shëndetit publik për të bërë testin dhe shkoi shumë mirë. Shqetësimi im i vetëm ishte sepse kisha pasur në zyrë ministren e shëndetësisë, z. Brataj. Shqetësimi im i vetëm ishte se nëse isha prekur mund tua kisha transmetuar sepse ua kisha dhënë dorën bashkëpunëtorëve dhe personelit. Ishte një test për merak por nuk është absolutisht turp të prekesh nga ky virus. Secili që ka një shqetësim apo dyshim duhet ta bëjë testin për të ruajtur shëndetin e tij, të familjes”, deklaroi Meta.

Sa i përket vendit të përcaktuar në Durrës për karantinë, ai tha se ishte me të gjitha standardet, madje duke ftuar dhe gazetarët në fund të kësaj gjendjeje për të kaluar një fundjavë.

“Ishte një vend ku mezi po pres të përfundojë ky proces dhe do iu ftoja shumë prej juve gazetarëve që të kalojmë një fundjavë pasi kushtet ishin të mrekullueshme. higjiena, standardet, personeli”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...