Ai lavdëroi punonjësit e shëndetit, të gjithë ata që vazhdojnë të punojnë për të çuar vendin përpara dhe duke nderuar ata që kanë vdekur.

“Unë thashë që jemi të përfshirë në një luftë kundër një armiku të padukshëm, virusit COVID-19. Kur je i përfshirë në një luftë, je i mobilizuar, i bashkuar. Unë shoh në vendin tonë elementë ndarës, dyshues, ata që duan ta ndajnë vendin, në një kohë kur duhet të kemi një objektiv dhe ky objektiv është që të bashkohemi për të luftuar virusin”, tha Macron.

Macron këmbënguli se qeveria po punonte dhe po komunikonte në mënyrë transparente për disponueshmërinë e maskave, ventilatorëve dhe testeve.

Presidenti falënderoi fqinjët e Francës, Gjermaninë, Zvicrën dhe Luksemburgun, për marrjen e 30 pacientëve të sëmurë me koronavirus për trajtim, duke thënë: Ky solidaritet është Europa e vërtetë.