Albini e Vjosa , e humbën betejën ,por do ta fitojnë luftën?!

E Enjte, 26 Mars 2020 16:10

Nga Skënder MULLIQI

Deputetet e Kuvendit te Kosovës në orët e vona dhë të liga për Kosovën e turpëruan dhë lënduan rëndë tempullin e demokracisë dhe të lirisë.E përdhosën votën e sovranit në kohë kolere. E përdhosën votën e lirë për interesa meskine, për interesa përsonale , për interesa të atyre që moti e kan shitur shpirtin . E keni kthyer per nje moment te keqen e madhe qe menduam të gjithë qe e lame mbrapa, qe Kosova mos te shkaterrohet perfundimisht.Grusht te rend i keni dhene ju deputete me maska te koronavirusit, por krejte të zhveshur nga turpi që nuk ua lanë as deti.Ju jeni do hiqa e kurkusha , do gjysem analfabet e matrapazë politike ,qe për ju Kosova dhe kombi nuk paraqesin asgje hiq.Jeni mësuar me vjedhë dhe plaqkite popullin tuaj, dhe e rrëzuat qeverine e shpreses per ti vazhduar avazet antiKosove aty ku I keni lënë .E futët vendin në krizë tjetër institucionale dhe ekonomike, e prut vendin buzë zhbërjës. Jeni mesuar qe të vjedhni gjithëqka para veti, nuk keni faj! Kurti nuk ua lejojë këte .Nuk është këtu në pyetje Amerika dhe as taksa , por është në pyetje kthimi i juve qe e keni humbur pushtetin më vote, për ti vazhduar mariftetet e pista, edhe për ti shitur sërish territoret shqiptare , e tash Serbise. Dhe, këtë edhe mund ta bëni po qe nuk do tju funksionon gjate ,se populli është sovrani, nuk do ta lejon që të humben aq shume territore të vendit dhe ato me kryesoret ,për pushtet dhe për ta shpëtuar bythen nga Gjykata Speciale . Kjo seancë do të mbetet si tubimi me i turpshem ne historine e nje shteti , kur njerëzit po vdesin e ju nuk e latë pa e mbajtur tubimin antiKosovë . Ju po kamumfloheni prapa takse , e shkarkimit te Veliut, thua se ky fare veliu na qenka Kosova! Ju qe po veproni ne një situate të tillë jeni argatet e djalllit, ju nuk jeni zëri i popullit . Kurti e ka te drejten dhe popullin mbrapa veti.E shkarkuat si hijenat e natës vonë , por kurrë nuk keni mundesi ta rrezoni zërin e arsyues qytetare, i cili pas kalimit te Koronavirusit do tua kthej përgjigjen e merituar me voten e lire.Në menyrë tinzare e hileqare e frikacake e shfrytëzuat epideminë , që mos të kan mundësi qytetarët ti mbushin sheshet në përkrahje të qeverisë së shpresës , të cilën jua morët serish, por mos mendoni për shumë gjatë .Kalon edhe kjo fortunë të cilën e prodhuat , dhe do të ndesheni më votën e sovranit e cila përfundimisht ka më ju qitë përtoke dhe ka më ju gjuajtur në bërllogun e historisë . Atje edhe e keni vendin.Ju do te zbritni nga skena politike të cilën e turpëruat aq gjate, për të mos u kthyer kurre më në pushtet...Albini e Vjosa e humbën betejën nga ata qe nuk kan legjitimitet , por do të fitojnë luftën…?!

Modifikuar më E Enjte, 26 Mars 2020 16:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...