“Situata është shumë e rëndë”, Rama publikon mesazhin e mjekut amerikan që luftoi dhe Ebola-n: Jemi vetëm në fillim!

E Enjte, 26 Mars 2020 16:57

Kryeministri Edi Rama publikon në “Facebook” mesazhin e një mjeku amerikan, që po shërben në një spital të Nju Jorkut kundër koronavirusit, dhe që më parë ka shërbyer edhe në Afrikën Perëndimore kundër ebola-s.

 

“🔴 NEW YORKU KËRTHIZA FINANCIARE E PLANETIT PO PËRBALLET ME MUNDËSINË E NJË TRAGJEDIE

*këtë video ta shohin sidomos ata që i quajnë të vonuara, përpjekjet tona të vazhdueshme për shtimin e kapaciteteve në vijën e zjarrit”, shkruan Rama.

Mesazhi në video:

Nuk jam këtu për të folur për politikë, por për të folur për pacientët dhe realiteti është se ajo që po shohin tani nëpër dhomat e spitaleve është shumë e rëndë. Javën e kaluar, kur shkova në punë folëm për një apo dy pacientë, mes një dyzine të tjerësh që mund të kishin qenë të infektuar me COVID-19. Këtë javë dhe në turnin tim të djeshëm, pothuajse çdo pacient, për të cilin u kujdesa, kishte koronavirus dhe shumë prej tyre ishin në gjendje të rëndë. Shmë të tjerë janë intubuar e shumë u përkeqësuan shumë shpejt.

Ndjesia është shumë e ndryshme këtë javë, në krahasim me javën e kaluar dhe sinqerisht, mendoni për faktin që rasti ynë i parë në qytetin e Nju Jorkut ishte më 1 mars, vetëm pak më shumë se tre javë më parë. Të mendosh se do të jemi në gjendje të heqim këto masa kufizuese për Pashkë, në dy a tre javë, më duket tepër deluzive. Ajo që dimë është se sipas llogarive matematikore, numri i rasteve do vazhdojë të rritet, jemi vetëm në fillim të këtij shpërthimi. Mund ta ndjesh këtë, është e prekshme për vijën e parë në departamentin e emergjencës. Lidhur me materialet, a keni gjithçka që ju duhet? Po marr shumë mesazhe nga infermierë dhe doktorë nga gjithë spitalet e Nju Jorkut me shembuj shumë specifikë të materialeve që u mungojnë.

Po, pjesa e furnizimeve është shumë e paktë. Diçka që them shpesh është që kur punoja në Afrikën Perëndimore kundër ebolës, një gjë për të cilën nuk shqetësohesha ishte a kisha mjaftueshëm mjete mbrojtëse personale. Kolegët e mi, kudo nëpër Nju Jork, janë shumë të shqetësuar për këtë tani. Numri i maskave që u jepet, dissave u jepet një N-95 maskë, që është më e trashë dhe mbron personelin nga marrja e virusit, u jepet një nga këto në javë.

 

Modifikuar më E Enjte, 26 Mars 2020 18:14

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

19-vjeçari vdes në Londër/ Flet tezja: Kishte dhimbje gjoksi, i thanë se është thjesht një grip i keq

Kronikë

19-vjeçari vdes në Londër/ Flet tezja: Kishte dhimbje gjoksi, i thanë se është thjesht një grip i keq

Luca Di Nicola ishte një 19-vjeçar me origjinë nga provinca e Teramos në Itali, i cili vdiq në 24 mars në Londër. Shkak i vdekjes dyshohet të jetë bërë koronavirusi...

Zjarrfikësi italian që ndihmoi gjatë tërmetit: Faleminderit vëllezër shqiptarë, nuk do ta harrojmë

Aktualitet

Zjarrfikësi italian që ndihmoi gjatë tërmetit: Faleminderit vëllezër shqiptarë, nuk do ta harrojmë

Në nëntor udhëhoqi një ndër ekipet e kërkim-shpëtimit për viktimat e tërmetit në Shqipëri.Pino di Gioia, shef i zjarrfikësve në Bari, nuk e fsheh mallëngjimin teksa sheh mjekët shqiptarë që...

“Më e keqja kaloi”, Dolores nis palestrën, e ndihmon Ronaldo

Show-biz

“Më e keqja kaloi”, Dolores nis palestrën, e ndihmon Ronaldo

Më e keqja kaloi: Maria Dolores, nëna e Cristiano Ronaldo, është rikthyer në shtëpi pas operacionit që iu nënshtrua një muaj më parë. Lajmin e ka bërë publik vetë Dolores...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!