‘’T’i thërrasë mendjes, nuk zgjidhen gjërat me telefon’’, Basha: Çfarë i parashtrova Ramës në Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Saturday, 28 Mars 2020 17:25

Kreu i PD, Lulzim Basha në një lidhje live për emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës ka zbuluar se çfarë ka folur në Këshillin e Sigurisë Kombëtarë.

Në radhë të parë sipas tij duhen mbyllur fasoneritë, call centers dhe fabrikat me shumë punonjës dhe me ambiente të pamjaftueshme gjë që e ka përsëritur ditë pas dite.

Por Basha ka propozuar edhe testime masive dhe transparencë duke synyar personelin shëndetësor, polciët, bukëpjekësit dhe supërmarketet.

Lideri opozitar ka kërkuar edhe që të jetë pushteti vendor ai që të gjurmojë rastet në kushtet e karantinimit të popullsisë pasi është më e lehtë në këto kushte.

”Do të vijë një ditë pasi të gjitha janë të thëna. Sot nuk është koha për të dalë përgjegjësitë. Duhet lënë propaganda. Se si bëhet, propaganda duhet të ndalet.

Nuk zgjidhen gjërat me telefon. Nxjerrin një akt që efektet fillojnë në prill. Shpresoj të jetë gabim trashanik, është skandal.

E di çdo të thotë për familjet që s’ka të ardhura?

Këtu në qendër të Tiranës, që nuk është zona më e varfër e Shqipërisë. Një dyqani mishi, shitësi më tha që vijnë blejnë kocka.

Konsumi do të bjerë, bëhet fjalë për dhjetëra qindra familjarë. Nuk ka kohë për të humbur. Kam dy javë që kërkoj të merren masat, nuk mund të hidhen hi syve. Kjo kushton ejtë. Edhe dje 7 milionë euro tendera për beton, vetëm këto nuk ndalen.

Kam kërkuar dje fund masave të dyfishta. Çdo masë e kemi përshëndetur. Masa për të mbrojtur shëndetin që një familjar të dalë për Pazar, por është standart I dyfsihtë të mbash ende fasonet me qindra famijarë. Me 200 euro po t’i paguash 14 milionë euro të kushtojnë, shto dhe 1 milionë euro tjetër. T’I thërrasë mendjes, është vetëm përgjegjësia e tij dhe kthehen në vatra infeksioni.

Dy javë sakrifica mund të zhvlerësohen. Kjo është dallimi mes Lombardisë dhe Jugut të Italisë.

Të mërkurën ja parashtrova në Këshillit e Sigurisë. Më tha që do e shqyrtojë. E them edhe kujdesin për financat.

E para e punës ke ku t’i gjesh. 22milionë euro për beton, dhe 7 ja dhe dje. Përtej kësaj kostoja në jetë njerëzish do jetë e paparashikueshme, kurse kostoja ekonomike do jetë edhe më e madhe. Do jetë budallallëk me brirë që të kursejë sot dhe nesër të harxhojë.

Jam i shqetësuar. Nuk ka më kohë për shfaqje. Të marrë masa për të realizuar distancimin social. Ne nuk kemi bërë panik ndjellës. Çfarë duhet të presim që të bëhet masive.

Të bëhet transparenca me testimet. Ekspertët tanë duke u mbështetur tek ndërkombëtarët. Kërkova në Këshillin e Sigurisë që të ndryshohet taktika. Të bëhet testim masiv i shëndetësisë dhe i policisë apo bukëpjekësit dhe supermarkatat. Gjurmimin. Pushteti vendor këtë të bëjë. Gjurmimi në kushtet e karantinës.”- tha Basha.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...