Paloka, Ballës: Nuk mund të pranosh propozimin e Bashës. Prioriteti juaj, tenderat dhe PPP-të

Saturday, 28 Mars 2020 19:50

Nënkryetari i PD, Edi Paloka i përgjigjet numrit dy të PS, Taulant Balla, i cili ka dalë kundër planit që propozon lideri i opozitës Lulzim Basha për përballimin e krizës me Koronavirusin.

Sipoas Palokës, arsyet janë të qarta.

Sipas tij, prioritet i Ballës dhe Ramës janë tenderat, koncesionet dhe PPP korruptive, sepse vetëm ashtu mbushin xhepat e tyre

Reagimi i plotë i Palokës:

 

Taulant Balla nuk ka sesi ta pranojë propozimin e Lulzim Bashës dhe Opozitës për të ndihmuar shtresat në nevojë dhe biznesin. Prioritet i Ballës dhe Ramës janë tenderat, koncesionet dhe PPP korruptive, sepse vetëm ashtu mbushin xhepat e tyre.

Mjafton një analizë e thjeshtë:

- Me paratë që i janë dhënë mikut trafikant të Taulant Ballës, plot 15 milion euro, sot mund të paguheshin pagat për 70 mijë punonjësit e call centers dhe fasonerive,
- Me paratë që i janë dhënë 10 oligarkëve, miq të Edi Ramës, për 10 PPP e koncesione korruptive, sot do mbuloheshin shpenzimet për jetesë për 300 mijë familje shqiptare.
- Me paratë qe kanë vjedhur vetëm në vitin e fundit, sipas KLSH, sot asnjë shqiptar nuk do të vuante për bukë, asnjë biznes nuk do të rrezikonte falimentin dhe asnjë familje nuk do të ishte nëpër cadra apo shtëpi të dëmtuara, sepse nuk marrin dot bonus qiraje.
- Me 8 milion euro që ka marrë Vilma Nushi vitin e shkuar,sot nuk do të kishim stafet mjekesore të rrezikuara, sepse s
kanë veshjet e nevojshme e s’do të kishim mungesë testesh për të identifikuar të prekurit me koronavirus.

Shqipëria është në prag të katastrofës ekonomike, sepse lekët e shqiptarëve Rama i ka për t’i ndarë me miqtë e tij, në tendera dhe koncesione korruptive. Boll me propagandë! Kthejuni shqiptarëve ato që i keni vjedhur! Dalin dhe teprojnë për të përballuar krizën!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...