OSBE për COVID-19: Lajm i mirë që s’ka rritje shpërthyese të infektimeve

Hënë, 30 Mars 2020 18:07

Prezenca e OSBE-së, në Shqipëri përmes një deklarate ka komentuar situatën e krijuar pas përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.

Sipas OSBE-së, lajm i mirë është fakti që nuk ka rritje shpërthyese të të infektuarve. Po ashtu ftohen qytetarët të zbatojnë me rigorizitet rregullat dhe masat e vendosura nga qeveria me qëllim parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

DEKLARATA E PLOTE
Ka qenë një javë e vështirë – por lajmi i mirë është që nuk po shohim një rritje shpërthyese të infektimeve. Është shumë e rëndësishme që të respektohen masat që japin rezultat: distancimi fizik, të qëndruarit në shtëpi, larja e duarve, mbështetja emocionale e njëri-tjetrit.

Falënderim i pamasë për ju, punonjësit e vijës së parë, që po ndihmoni në mbrojtjen e të gjithë shqiptarëve: punonjës të shëndetit, punonjës të policisë, punonjës të bizneseve jetike, punonjës të shpërndarjes, ofrues të shërbimeve thelbësore, por veçanërisht mirënjohës për punonjësit e shëndetësisë! Respekti ynë më i madh për ju.

#COVID19 #QëndroniNëShtëpi

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...