Koronavirusi/ Voltana Ademi: Shteti të marrë përsipër përgjegjësitë e problemeve sociale

Tuesday, 31 Mars 2020 15:23

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka paraqitur situatën në të cilën ndodhet qyteti veriror përgjatë shtetrrethimit për shkak të Koronavirusit dhe ka njoftuar për  përparësitë që duhet të marrin zgjidhje nga qeveria.

Ja postimi I plotë:

Situata në territor nga dita në ditë po bëhet më e vështirë. Vetizolimi i detyrueshëm, ka krijuar probleme të thella sociale në përditshmërinë e qindra e ndoshta mijëra familjeve.

Është emergjencë kombëtare që shteti të marrë përsipër përgjegjësitë, ashtu siç po ndodh në të gjitha vendet në Europë e më gjërë.
Është domosdoshmëri jetike të mbështeten fort:

Të moshuarit e vetmuar, pa të afërm që mund ti asistojnë dhe sot nuk lejohen të dalin nga shtëpitë.

Familjet që trajtohen me Ndihmë Ekonomike, ato në vështirësi sociale e ekonomike dhe që nuk kanë asnjë të ardhur.

Bisnesi i vogël, ai i mesëm por edhe i madh si garanci për rikthimin e normalitetit në vend pas përfundimit të gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore.

Mediat dhe gazetarët, të cilët këto ditë po japin një kontribut shumë të vlefshëm edhe pse duke rrezikuar mjaft.

Mbështetja duhet të jetë e njëtrajtshme dhe jo të ndalet vetëm tek mediat mëdha por edhe ato lokale. Burimi i të ardhurave kryesore të tyre janë reklamat dhe paralizimi i bisneseve, ka sjellë uljen drastike të të ardhurave për mediat, duke vënë në dyshim edhe rrogat e punonjësve siç thonë edhe shoqatat e gazetarëve.

Bashkitë e vendit, të cilat janë në limitet e përballimit të nevojës për ushqime dhe materiale bazë të higjienës përballë rritjes së përditshme të nevojës në territor.

Të gjitha entet publike dhe private që janë goditur nga pandemia dhe që nesër duhet të rifillojnë aktivitetin social e financiar.

Vetëm kështu mund të garantohet rifillimi normal i jetës në të gjitha aspektet e saj, kur pandemia do të largohet. Përndryshe, rrezikojmë shumë, sidomos për të ardhmen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...