“E pranoj, ditët e para pamë problemet në shtëpinë tonë”, presidentja e KE i kërkon falje Italisë. Ja premtimi për ndihmë

E Enjte, 02 Prill 2020 15:39

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një letër të hapur i ka kërkuar falje Italisë, për sjelljen e saj në ditët e para të krizës, në përballimin e pandemisë koronavirus.

Teksa bën thirrje për më shumë solidaritet në nivelin e BE për të luftuar emergjencën e koronavirusit, duke shtuar se ndryshimet midis kombeve po i vinin të gjithë në rrezik, von der Leyen thekson se Bashkimi Evropian do të ndajë deri në 100 miliardë euro për vendet më të goditura nga pandemia, duke filluar nga Italia, për të kompensuar uljen e pagave dhe ruajtjen e vendeve të punës.

Në një letër të botuar në të përditshmen italiane “La Repubblica”, von der Leyen tha që shumë shtet ishin përqëndruar në problemet e tyre në ditët e para të krizës, gjë e cila tha ajo “ishte e dëmshme dhe mund të ishte shmangur”.

“Vetëm solidariteti do të na lejojë të dalim nga kjo krizë,” shkruan von der Leyen në letër. “Distanca midis kombeve evropiane … i vë të gjithë në rrezik. Duhet pranuar që në ditët e para të krizës, përballë nevojës për një përgjigje  të përbashkët evropiane, shumë kanë menduar vetëm për problemet e tyre të shtëpisë”.

Letra e Von der Leyen u hap me një ndjesë për Italinë e përfundoi me një listë të mënyrave të ndryshme që BE është tashmë duke ndihmuar Italinë të përballet me pasojat ekonomike të bllokimit të saj tre-javor nga kriza e koronavirusit, shkruan Euractiv.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Mori pjesë në marshim/ Babai i vajzës së dhunuar: Po më bëjnë shantazh, duan të më vrasin. Edi Rama foli vetëm për …

Aktualitet

Mori pjesë në marshim/ Babai i vajzës së dhunuar: Po më bëjnë shantazh, duan të më vrasin. Edi Rama foli vetëm për …

Babai i vajzës së dhunuar seksualisht nga roja i shkollës, Abaz Doku, dhe tre minorenë, ka qenë sot i pranishëm në protestën e organizuar nga shoqëria civile, kundër dhunës ndaj...

Sekuestrohen 450 kg marijuanë, arrestohen dy shqiptarë

Aktualitet

Sekuestrohen 450 kg marijuanë, arrestohen dy shqiptarë

Policia italiane ka arrestuar 4 persona mes tyre dy shqiptarë, pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Sipas mediave italiane, dy shqiptarët e arrestuar janë  Ferdinand Kekaj 35 vjeç dhe Xhuljano...

Qeveria do të marrë 650 milionë euro borxh, Kuvendi miraton eurobondin, Meta dha sot pëlqimin për hyrjen në fuqi të ligjit

Politikë

Qeveria do të marrë 650 milionë euro borxh, Kuvendi miraton eurobondin, Meta dha sot pëlqimin për hyrjen në fuqi të ligjit

Një ditë pasi Presidenti ktheu në Kuvend ligjin për eurobondin maxhoranca ka reflektuar duke bërë amendimet e nevojshme dhe ka miratuar me 85 vota pro në parlament marrjen e këtij...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!