Situata nga koronavirusi/ Gjekmarkaj: Tezat e Bashës mbresëlënëse, Edi Rama propagandë e sens protagonizmi si Hugo Chaves

Premte, 03 Prill 2020 17:39

Analisti Agron Gjekmarkaj në një lidhje të drejtpërdrejtë në “News 24”, duke folur për situatën nga koronavirusi, deklaroi se tezat e liderit të opozitës Lulzim Basha i duken mbresëlënëse, ndërsa shtoi se Edi Rama sillet me arrogancë ndaj opozitës.

“Qëndrimet e Bashës janë vënë në zbatim nga Rama. Qëndrimet e Bashës kanë qenë mbresëlënëse. I pari që i hedh benzinë zjarrit në këtë rast është kryeministri, që prapë hedh vrer ndaj opozitës. Rama kur tha se është arrestuar në Bolonja, nuk tha nëse vërtetë është arrestuar apo jo.

PD denoncoi rastin, dhe Rama u përgjigj me arrogancë. As mohoi, as pohoi. Nuk mundet kryeministri as ta mohojë, as ta pohojë, duhet ta thotë e të mbajë konsensuencë për cështjen. Mendoj po ashtu se biznesi i vogël është goditur shumë. Kriza është e paprecedentë”, tha Gjekmarkaj.

Agron Gjekmarkaj shtoi më tej se Edi Rama në këta ditë më shumë sesa ka folur për të ndihmuar shqiptarët, ka vënë në fokus veten e tij, duke bërë propagandë si Hugo Chavesi.

“Qeveria vetëm ka mbyllur të gjithë njerëzit brenda. U fol një paketë ekonomike që në fillim e kam quajtur pozitive, por shoh se ankohen njerëzit, ata që kanë punuar në të bardhë dhe në të zezë. I bie që paketa ekonomike nuk ka dhënë fare fryt. Nuk ka transparencë për të. Ende paketë nuk ka shkuar tek njerëzit. Unë mendoj se ka shumë propagandë. Edi Rama është bërë si Hugo Chaves, del në një orë të caktuar dhe i flet popullit, përdor metodë antikushtetutese. Rama nxjerr veten në fokus. Është protagonizëm i pajustifikuar nga mëngjesi në darkë”, u shpreh Gjekmarkaj.

Në lidhje me paketën ekonomike të vënë në zbatim nga qeveria, Gjekmarkaj u shpreh se po duket se nuk është e mjaftueshme dhe gjithashtu nuk ka as transparencë.

“Mendoj se paketa ekonomike nuk është e mjaftueshme dhe po ashtu nuk ka as transparencë. Rama tha mbyllni mediat dhe hapni dritaret. E tha këtë sepse nuk do oponencën e mediave, nuk do transparencën. Ministrat më duken pak problematikë. Ministri i Ekonomisë tha se restorantet punojnë online. Mund të punojnë disa, por nuk ka as sens realiteti kjo e thënë”, deklaroi Gjekmarkaj.

Më tej, Gjekmarkaj foli edhe për anulimin e qirave për ata që mbeten pa punë, duke thënë se duhet një zgjidhje e ndërmjetme e jo të mbahet njëra anë.

“Unë mendoj se nuk duhet cenuar as qiradhënësi dhe as qiramarrësi. Nuk mendoj se qiradhënësi e jep shtëëpinë me qira për dëshirë, por ka hall. Nuk di që të ketë konflikte të këtij lloji, por kur ka para në mes, duhet zgjidhje normale. Qeveria duhet të mos mbajë anë. Në Itali shteti ka ndihmuar të varfërit, edhe pse ka luftë. Nuk është mirë që punëtorët të mbahen në në zezë. Cështja ligjore nuk mund të zgjidhet me spiunim”, përmbylli Gjekmarkaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...