VIDEO/ "This is a miracle of Freedom", momenti historik kur Shqipëria bëhej anëtare e NATO-s

Saturday, 04 Prill 2020 16:21

Në 1 prill 2009,  Shqipëria u anëtarësua në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut NATO, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit.

Duke u bërë palë e këtij Traktati dhe shtet anëtar i NATO-s,  Shqipëria përmbushi një synim strategjik dhe një objektiv parësor të politikës së Jashtme, duke  avancuar ndjeshëm në realizimin e interesave të saj kombëtare

Vendi ynë, që dikur ishte pjesë e Traktatit të Varshavës në vitet 1955-1968, armike e NATO-s, 11 vite më parë do ti bashkohej anëtarëve të tjerë të Aleancës më të madhe politiko-ushtarake në botë.

Në samitin e 7 prillit 2009, kur Shqipëria do të ulej për herë të parë përkrah vendeve anëtare dhe ku merrte pjesë edhe presidenti amerikan George W. Bush, ish kryeministri Sali Berisha do të niste fjalimin e tij me fjalinë që mbeti në histori “This is a miracle of Freedom” (Kjo është mrekullia e lirisë), fjalim që do të duartrokitej fort edhe nga kreu i Shtëpisë së Bardhë. /Syri.net

 

 
 

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...