Profesori mesazh italianëve: E dini kush është Rama? E dini sa po vuan Shqipëria prej tij?

Diel, 05 Prill 2020 19:39

Propaganda e Edi Ramës, duke dërguar 30 mjekë dhe infermierë në Itali, arriti të bënte për vete edhe qytetarët përtej Adriatikut.

Daljet nëpër televizione, shkrimet nëpër gazeta, falenderimet e politikanëve nuk munguan në adresë të kryeministrit shqiptar. Por për ti kthjelluar sapo pak italianët mendon Vladimir Kosturi, profesori shqiptar që jeton prej afro 30 vitesh në Romë.

Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Vladimir Kosturi kërkon nga qytetarët italianë kryesisht, por edhe nga politikanë të ndryshëm, që para se të duatrokasin të informohen se kush është Edi Rama dhe sa po vuan Shqipëria nga veprimet e tij.

"Italianë, po si falenderoi për gjestin bujar kryeministrin tonë pa e ditur kush është ai, çfarë përfaqëson dhe sa po vuan Shqipëria nga ajo çfarë po bën ai? Para se ti thurni elozhe, ta nxirrni në "prime time" në televizione, pse nuk informoheni kush është ky njeri? E dini kujt i referohem? Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë, të vendit tim për të cilin unë duhet të ndjehem krenar. Thotë fjalë të bukura, por a i vlerësojmë njerëzit vetëm nga fjalët? Nuk informohemi kush është ky njeri?", shprehet Kosturi, përcjell Syri.net.

 

Më pas ai i drejtohet edhe kryetarit të Lega Nord, një prej politikanëve më anti-Soros në Europë.

"Salvini, ti që flet nëpër sheshe kundër George Soros, për spekulimet e Soros, e di ti që Edi Rama, të cilin ti e falenderove, e njeh apo bëre kot sikur e njohe?", pyet shqiptari.

"Para se të duartrokisni, informohuni", shkruan Kosturi në videon e shpërndarë në rrjetet sociale. /Syri.net

 
 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...