“Heronjtë tanë”, presidenti Meta mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Sporteve për Zhvillim dhe Paqe. Ja apeli që bën

Hënë, 06 Prill 2020 08:57

Presidenti i vendit, Ilir Meta e ka nisur mengjesin me nje mesazh falenderimi dhe sensibilizimi ne Diten Ndërkombëtare te Sporteve për Zhvillim dhe Paqe.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Meta shkruan se “Në këtë kohë kur të gjitha aktivitetet masive sportive janë ndërprerë për shkak të pandemisë COVID-19, kjo ditë vë në dukje vlerat më të mira të sportit, që janë shfaqur në këtë periudhë të vështirë edhe në shoqërinë tonë”.

“Mjekët, infermierët, sanitarët dhe personeli mbështetës, kanë mishëruar më së miri këto vlera dhe padyshim mirënjohja dhe falenderimi në këto ditë është për ta, heronjtë tanë!
SË BASHKU DO T’IA DALIM!🇦🇱”- thekson kreu i shtetit.metaSot shënohet Dita Ndërkombëtare e Sporteve për Zhvillim dhe Paqe, kushtuar ndikimit pozitiv që sportet kanë në zhvillimin social e kulturor dhe përparimin e të drejtave të njeriut.
Sporti përmirëson cilësisht, jo vetëm jetën e karakterin e çdo individi, por njëkohësisht mund të ndryshojë një shoqëri të tërë, ta bëjë më të bashkuar, më optimiste, dhe më krenare për vlerat dhe për aftësitë e saj.
Në këtë kohë kur të gjitha aktivitetet masive sportive janë ndërprerë për shkak të pandemisë COVID-19, kjo ditë vë në dukje vlerat më të mira të sportit, që janë shfaqur në këtë periudhë të vështirë edhe në shoqërinë tonë: frymën e skuadrës dhe punën në ekip, rezistencën e bashkëpunimin kundër një armiku të përbashkët, solidaritetin dhe përpjekjet e palodhura për të dhënë gjithçka të mirë në shërbim të shoqërisë dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari.
Mjekët, infermierët, sanitarët dhe personeli mbështetës, kanë mishëruar më së miri këto vlera dhe padyshim mirënjohja dhe falenderimi në këto ditë është për ta, heronjtë tanë!
SË BASHKU DO T’IA DALIM!🇦🇱

Modifikuar më Hënë, 06 Prill 2020 09:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...