Rama lë shqiptarët në kufi/ Duka: Ke detyrimin të ngresh traun, sipas ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare

Hënë, 06 Prill 2020 17:46

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka kritikuar ashpër kryeministrin Rama për qasjen e tij ndaj shqiptarëve të bllokuar në zonën neutrale të cilët nuk lejohen të hyjnë në atdheun e tyre. Duka shkruan 'Nëse përballjen me COVID 19 do të vijojmë ta quajmë luftë, atëherë kemi detyrimin që të mos lëmë asnjë nga pjestarët e familjes tonë, të pambrojtur dhe të paushqyer, mbrapa linjave ‘armike’.

'Të dashur miq,
Pamjet shqetësuese të qytetarëve shqiptarë të bllokuar në zonën neutrale të Kapshticës, nuk lënë asnjë hapësirë për t’u trajtuar si një debat politik. Nuk mund të ketë dy qëndrime mbi këtë çështje, por vetëm një zgjidhje, pranimi i menjëhershëm në atdhe. Sado i vogël të jetë shteti ynë, ka struktura të mjaftueshme për të trajtuar karantinimin e këtij grupi shqiptarësh në një nga strukturat e përgatitura për këtë situatë, si për shembull Kavalishenca në qytetin e Durrësit.

Nëse përballjen me COVID 19 do të vijojmë ta quajmë luftë, atëherë kemi detyrimin që të mos lëmë asnjë nga pjestarët e familjes tonë, të pambrojtur dhe të paushqyer, mbrapa linjave ‘armike’. Një luftë nuk luftohet vetëm për mbijetesën fizike, por edhe për ruajtjen e vlerave që e dallojnë një komunitet. Prandaj, në frymën e asaj që na bashkon si shqiptarë, në frymën e normave morale që na lidhin, por edhe të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, kemi detyrimin ta ngremë atë tra që mban jashtë Shqipërisë vëllezërit tanë në nevojë.'

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...