Shpërblimi simbolik për urgjencat e spitaleve rajonale, reagon PD Lezhë: Rama mashtroi publikisht mjekët. Protesta e bluzave të bardha…

Tuesday, 07 Prill 2020 10:13

Partia Demokratike në Lezhë ka reaguar pas vendimit të qeverisë që shpërblimi i premtuar për bluzat e bardha në vijën e zjarrit me COVID 19 duket se do të jetë i dedikuar vetëm për spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi”.
PD Lezhë dënon faktin se shpërblimi për urgjencat e spitaleve rajonale është parashikuar vetëm shuma prej 5 mijë lekësh.

Në reagim thuhet se Rama mashtroi publikisht personelin shëndetësor, ndërsa kanë mbështetur protestën e bluzave të bardha në Lezhë.

Nga ana tjetër PD i bën thirrje Edi Ramës të mbajë premtimin për shpërblimin e mjekëve si detyrim ndaj punës së shkëlqyer që po bëjnë dhe të ndalë panikun që përhap vetë.

Reagimi:
PD Lezhë dënon aktin e mashtrimit të Rilindjes për pagat e mjekëve dhe infermierëve. Ai që qeverisë nga “burgu” i Surrelit me facebook shqiptarët, mashtroi publikisht, duke iu dhëne si shpërblim personelit shendetësor të Lezhës jo 1000 euro për doktorët dhe 500 euro për infermierët, por tallet duke i “shpërblyer” me nga 5 mijë lekë.

Protesta e bluzave të bardha të Lezhës ka gjithë mbeshtetjen e PD, si reagim ndaj sakrificës së tyre dhe të së drejtës së shpërblimit përballë rrezikut ndaj pandemisë nga Corona virus.

PD i bën thirrje Edi Ramës të mbajë premtimin për shpërblimin e mjekëve si detyrim ndaj punës së shkëlqyer që po bëjnë dhe të ndalë panikun që përhap vetë nga bodrumi i Surrelit !

Modifikuar më Tuesday, 07 Prill 2020 11:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...