Rama zbulon armikun për testimet e pakta

Tuesday, 07 Prill 2020 17:07

Kryeministri Rama ka vendosur të merret edhe njëherë me pikën më të nxehtë të krizës së koronavirusit: pa aftësinë e sistemit tonë shëndetësor për të kryer testim masiv sipas rekomandimeve të organizatës botërore të shëndetësisë dhe eksperiencave të vendeve më të suksesshmë si Koreja e Jugut apo Gjermania.

Dhe sipas logjikës së tij të komunikimit për të gjetur gjithmonë një armik ai ka vendosur ti përgjigjet opozitës dhe jo shqiptarëve që i kanë sytë hapur për të ndjekur eksperiencat më të mira botërore.

‘A mundet dikush t’ia thotë PD se qeveria nuk vendos sa teste bëhen a nuk bëhen?! Aq më pak qeveria mund të marrë mendjen e PD-së për këtë punë! Strategjinë e testeve e bën Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe PIKË! Qeveria zbaton ato që vendos Komiteti dhe PIKË! PD i’a fut kot. PIKË!", shkruan në Twitter Rama. 

 
 

Image

 

Natyrisht, të gjithë e dinë se kujt i bëhen testet, se cilët janë të dyshuarit që gjurmohen, apo si ndiqen presonat që kanë qenë në kontakt me të infektuarit nuk e vendos qeveria por specialistët. Por ajo ku kryeministri bllofon është tjetër gjë: se mjekët dhe specialistët që merren me Covid – 19, i vendosin stratrgjitë e tyre në bazë të mundësive materiale dhe financiare që kanë në dispozicion. Ata nuk pyesin qeverinë se kë të testojnë, por ata testojnë aq persona sa u jep mundësi qeveria. Pikërisht për këtë Shqipëria është vedndi që kryen më pak teste në të gjithë rajonin. Pikërisht për këtë sasia e testeve që ka sot vendi mbahet sekret.

Pikërisht për këtë ne nuk i përgjigjemi dot apellit të OBSH për sa më shumë testim të popullatës.

Por për të mos i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve kryeministri bën sikur replikon me armikun e tij të dashur. duke treguar me gisht opozitën. Ai hyn në një konfrontim fallco dhe shterpë, sikur dikush e akuzon se vendos ai për testimet. Jo qeveria vendos vetëm për mundësintë e pamjaftueshme që i ka dhënë mjekëve. /Lapsi.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...