Paketa 100 milonë euro, lojë e pistë: Nëse nuk e kthen kredinë qeveria të sekuestron biznesin

E Enjte, 09 Prill 2020 10:43

Dalin fakte të reja mbi atë që qeveria thotë se po ndihmon biznesin për periudhën e koronavirusit. Zbulohet dokumenti qeveri-banka (shiko në fund të shkrimit), ku qeveria në kuadrin e gjoja ndihmës ndaj biznesit të thotë merr kredinë për të mbijetuar tani, por më vonë nëse nuk e kthen, të nxjerrë dokumentin e sekuestrimit të pronës.

Ajo që propogandohet si ndihmë e madhe, mbetet thjesht një kurth vdekjeprurës, sepse duke parë marrëveshjen mes bankave dhe qeverisë, nëse biznesi merr kredinë (siç thotë Rama si “ndihmë”) dhe nuk arrin ta paguajë, atëhere qeveria e sekuestron biznesin dhe e shet për të marrë lekët që ajo ka dhënë si “paketë ndihme”.

Marrja e kredisë është për pagat, për kontributet në Sigurime Shoqërore, taksat, detyrimet e tjera ndaj shtetit, pasi me vendim qeverie aktiviteti privat të është bllokuar. Aktiviteti privat nuk ka probleme nga konkurenca apo probleme nga drejtimi privat, por nga situata e sotme prej koronavirusit e ku qeveria nuk të lejon të punosh, gjithçka është paralizuar.

Sipas marrëveshjes qeveri-banka parashikohet që biznesi të përfitojë një financim (kredi) deri në 3 muaj të fondit të pagave, që mund të merret në formë kredie te bankat e nivelit të dytë, ku shteti bën rolin e garantit.

 

Por kjo është një lojë e pisët qeveritare.

Së pari, biznesi e merr si “ndihmë” këtë racion nga 100 milionë eurot, por të pret sekuestrimi shtetror. Dhe e dyta, qeveria ka në dorë që nesër të bëjë “selektimin e falimentimit”, pra nëse e ke mirë me qeverinë, të zgjat “litarin e vdekjes” ose nëse nuk shikohesh me sy të mirë nga qeveria, të sekuestron, sepse nuk ke paguar “kredinë si ndihmë”!

Qeveria propogandon se ka 100 milionë euro “paketë ndihme” për biznesin. Por çfarë bëhet nëse iks biznes nuk arrin ta kthejë kredinë në kohën e duhur, ndonëse kredinë e merr nga halli i krijuar nga pandemia koronavirus e jo nga mos drejtimi i mirë apo nga tregu?

Ja se ç’ndodh: Nëse në fund të periudhës së huasë, biznesi nuk kthen detyrimin ndaj bankës, ai humbet të drejtën e aksioneve, të cilat do të shiten nga struktura përkatëse sipas legjislacionit në fuqi (shiko dokumentin).

Kur nuk arrin ta paguash kredinë-“ndihmë” këtu hyn në punë “tigri” dhe krejt lukunia e oligarkëve, që pasi ta shqyen gurmazin “tigri”, ata turren dhe marrin krejt lirë pronat e sekuestruara nga qeveria, sepse nuk arrin të paguash kredinë, ku qeveria ti dha për të paguar pagat dhe detyrimet ndaj saj.

Aksionet e firmës apo kompanisë administrohen dhe publikohen në shitje nga Agjencia e Privatizimeve. Dhe kjo Agjensi (shtetrore), më pas, ua kalon pronësinë e këtyre që nuk arrijnë të kthejnë kredinë, pra ua jep pothuaj falas oligarkëve, të cilët kanë euro cash në qindra milionë, ndaj ata (11 veta) fillojnë të blejnë lirë kompanitë apo bizneset që nuk kthejnë “ndihmën”. Kështu sot qeveria të thotë “merr kredi te paketa 100 milion euro”, kurse nesër ti nxjerrë aksionet e pasurisë në treg me vlera deri në 5 herë me ulje. Agjensia e Privatizimeve e cila ngarkohet për shitjen e këtyre pronave të biznesit të falimentuar, do seleksionojë blerësit, të cilët dihen se kush janë miqtë e qeverisë.

Ndërkohë shtetet e tjera europiane apo SHBA e Kanadaja, si dhe dje Australia, japin ndihmë konkrete dhe falas. Paguajnë pagat e punonjësve, etj, vetëm që biznesi të mos falimentojë apo të krijojë pasiguri.

Kurse në Shqipëri “tigri” ministër, Arben Ahmetaj me urdhërin e Surrelit, të thotë “merre litarin e vdekjes” dhe thuaj faleminderit!

Pra “Tigri” ti jep, kurse Surreli të merr pronat! /S.P., marre nga Koha Jonë/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...