PD: Qeveria të mbështesë biznesin, jo koncesionet dhe oligarkët

E Enjte, 09 Prill 2020 15:38

‘Partia Demokratike mbështet kërkesën unanime  të biznesit për ndërhyrje emergjente financiare për të shpëtuar nga mbyllja e dhjetëra mijëra vendeve të punës’.

Deklarata është bërë nga nënkryetari i PD-së Edmond Spaho, gjatë një dalje për mediat nga selia blu.

Sipas Spahos, kërkesat e biznesit, njësoj si propozimet e PD, janë të ndershme. Qeveria ka para, nëse mbështet realisht bizneset dhe jo koncesionet e oligarkëve’.

‘Qeveria duhet ta miratojë pa vonesë paketën e re! Çdo ditë që kalon është një ditë pa oksigjen për ekonominë e mijëra familjeve!’, deklaroi gjatë fjalës së tij, Spaho.

Deklarata e nënkryetarit të PD-së, Edmond Spaho:

Shqipëria është vendi i vetëm në Europë që masat shtrënguese për qytetarët nuk i ka shoqëruar me masa të plota lehtësuese për ta. Megjithëse jemi në javën e pestë të shpërthimit të epidemisë, paketa e qeverisë, megjithëse anemike dhe gjysmake, akoma nuk është zbatuar.

Biznesi i vogël që punëson me qindra mijëra qytetarë është më i prekuri, pasi pjesa më e madhe është përjashtuar nga paketa e ndihmës.

Prej të paktën dy javësh i kemi kërkuar qeverisë që të miratojë një paketë tjetër, por akoma nuk ka asgjë konkrete. Qeveria vepron shumë ngadalë, qeveria jep shumë pak.

Edhe përfaqësuesit e biznesit njëzëri kanë kërkuar të veprohet, pasi vonesa e qeverisë në shpalljen dhe zbatimin e një pakete të dytë shtesë po i shtyn ata drejt falimentit dhe mijëra të punësuar drejt papunësisë!

Partia Demokratike mbështet plotësisht përfaqësuesit e dhomave të tregtisë, industrisë dhe shoqatat e sipërmarrjes private në Shqipëri në kërkesën unanime për ndërhyrje emergjente financiare, në mënyrë që të dhjetëra mijëra vende pune të mos mbyllen.

Kërkesat e biznesit, njësoj si propozimet e bëra prej nesh, janë të ndershme. Ato duhet të dëgjohen nga qeveria. 

Çdo biznes i prekur nga masat anti-COVID duhet të përfitojë përjashtim apo shtyrje të pagesave për detyrimet fiskale qendrore apo lokale.

Qeveria duhet të subvencionojë qiratë, të paktën në masën 50%. Këtë e bën Kosova prej gati një muaji. Këtë ka mundësi financiare ta bëjë edhe Shqipëria, nëse qeveria ndihmon realisht bizneset dhe jo koncesionet e oligarkëve.

Qeveria duhet të subvencionojë pagat e punonjesve per bizneset që kane renie te ndjeshme te prodhimit dhe shitjeve te tyre. Kjo masë ndihmon mbajtjen hapur të vendeve të punës.

Qeveria duhet të rishikojë skemën e garancisë sovrane për të lehtësuar realisht biznesin me kërkesa të thjeshtuara dhe norma interesi që përballohen nga buxheti.

Qeveria ka para për të realizuar këto kërkesa që mbajnë hapur qindra mijëra vende pune. Mjafton që Edi Rama të sakrifikojë aferat e 10 klientëve të tij me 120 milionë euro koncesione dhe të sakrifikojë shpenzimet e luksit për zyra e fasada.

Qeveria duhet ta miratojë pa vonesë paketën e re! Çdo ditë që kalon është një ditë pa oksigjen për ekonominë e mijëra familjeve!. Paketa e re duhet të jetë reale, që nuk ka në fokus propagandën, por që ndihmon vërtet biznesin dhe shpëton mijëra vende pune sot në rrezik!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...