COVID-19/ Kreu i degës së PD Fier, Luan Baçi denoncon: Albpetrol ka nisur largimet e punonjësve nga puna

E Enjte, 09 Prill 2020 17:21

Në kushtet e përhapjes së pandemisë së koronavirusit, kreu i degës së PD-së në Fier, Luan Baci denoncon se po largohen nga puna punonjës të Albpetrolit.

STATUSI I PLOTE
Situatave shume te veshtira, te krijuara nga, pandemia COVID-19 ne Fier, Patos, Mallakaster dhe Rroskovec, qeveria e KM Rama, po u vjen ne “ndihme”, duke pushuar nga puna, qindra punonjes te tjere.

Shume te alarmuar dhe te shqetesuar, qindra punonjes te Alpetrol, nga njoftimi qe u eshte bere, per largim nga puna, kerkojne ndihme, kerkojne spjegime, por askush nuk ju pergjigjet.

Drejtoresha e Alpetrol nje zonje me Emrin Erjola Muka, e ardhur me porosi nga larte si gjithmon, pra nga naltegjatesia e tij, po e “reformon” kete kompani ,ne detaje pa pyetur askend, madje sipas gojeve te liga, as vete te vetequajturin te plot pushtetshem Z Subashi.

Gjithmone, duke drejtuar me korespodence, nga Tirana dhe duke vene ne levizje sejmenet servile dhe te gjitheperdorshem drejtues te dores se dyte, ne kete kompani.

Kriteret dihen tashme:

Duhet ruajtur kocka e partise, (rilindja),pasi numri i punonjesve, qe do mbetet eshte i vogel, pasi Alpetrolin po pergatiten ta gllaberojne, perfundimisht para se te largohen gje qe tashme e kane te sigurte.

Po mundohen ta kalojne pa zhurme dhe pa buje, duke i joshur me premtime dhe mbajtur me shpresa, jo me kote zgjodhen kete kohe, ku qytetaret jane ne veteizolim, pasi e dine qe pavaresisht se pothuaj te gjithe sa kane mbajtur ne pune, ne nje forme apo ne nje tjeter u kane marre voten, ata perseri do te reagonin dhe kundershtonin keto vendime absurde dhe aq me teper ne nje kohe, shume te veshtire

Problemi eshte se edhe gjate kesaj periudhe, qe po bejne gjasme reforme, riorganizim, bashkim dhe shkrirje ndermarrjesh, kane vazhduar te marrin ne pune te tjere, punonjes, natyrisht, qe plotesojne “kriteret” e reja te vazhdimesise.

Gojet e liga thone se kete here, Subashi i bashkise ka kerkuar ndihme “larte” dhe mund te ndodhe qe nje pjese e punonjesve, qe kane fatin e njohjes me Subashin edhe mund te rikthehen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...