Genc Pollo: Rama, me burgimet  as Kina Popullore nuk i ka, tregon se po e humbet mendjen a toruan

E Enjte, 09 Prill 2020 19:47

Nga Genc Pollo

Rama, me burgimet  as Kina Popullore nuk i ka, tregon se po e humbet mendjen a toruan. 

Fatkeqsisht kemi edhe një sinjal më shumë se qeveria po humbet mendjen e toruan, ndërsa gjithë shoqëria përballet me sfidën shëndetësore dhe social-ekonomike të epidemisë covid19.

Qeveria Rama njofton se do të ashpërsojë, madje në disa raste trefishojë, dënimet penale për shkelësit e karantinës; madje dënimet me burg don t'i bëjë edhe më të rënda se në Kinën Popullore. 

Ndërkohë që tek ne, nga fillimi i marsit e deri sot, qytetarët kanë reaguar me përgjegjësi ndaj apelit publik për distancim social,  kufizim të daljes në rrugë e të aktivitetit publik. Për më tepër apeli publik është mbështetur njëzëri nga politikanë të mazhorancës e të opozitës, autoritete shëndetsore dhe personalitete publike. Edhe kur tek tuk janë shkelur rregullat,  ligji në fuqi ofron masa shtrëngimi e dënime të bollshme. Nuk raportohet që policia t'i ketë përdorur gjerësisht ato masa; aq më pak rezulton se qenkan tepër të buta e të pamjaftueshme. 

Sa për ligj e rregull po të flasim për ndëshkim penal, duhet të fillojmë me ata që urdhëruan bllokimin e dhjetëra qytetarëve shqiptarë për tre netë në kufi,  duke shkelur me katër këmbë ligjet, kushtetutën e konventat europiane. 

--

Modifikuar më E Enjte, 09 Prill 2020 20:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...