”Paralajmërim profetik”, Berisha zbulon me video çfarë tha George W. Bush 15 vite më parë: Nëse presim pandeminë të shfaqet mund të jetë shumë vonë

Saturday, 11 Prill 2020 21:24

Ish- kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku ish- Presidenti i SHBA George W Bush paralajmëronte 15 vite më parë për pandemi apo armë biologjike.

Në fjalën që ka publikuar Berisha që e konsideron paralajmërim profeik Bush deklaronte se grupet terroriste përdorin armë kimike ose biologjike për të sulmuar.

Bush parlajmëroi se SHBA duhej të përgatitej për një pandemi pasi nëse do të ndodhte do të ishte shumë vonë. Duke marrë masa paraprake sipas tij do u jepej qytetarëve qetësi mendore.

Ndërkohë SHBA sot, 15 vite pas asaj deklarate është vendi më i goditur në botë nga pandemia e COVID-19 me 20 mijë viktima dhe 500 mijë të infektuar.

 

VIDEO E POSTUAR NGA SALI BERISHA

Nje paralajmerim profetik!

Ja çfare deklaroi 15 vite me pare burri i shtetit vizionar dhe miku i madh i kombit tone presidenti i SHBA, George ë Bush:

“Ne mund te ndihmojme kombet tona te pregatiten, perballen me rreziqe te tjera si sulme terroriste qe perdorin armet kimike ose biologjike. Udheheqesit ne te gjitha nivelet e qeverisjes kane pergjegjesine te perballen me rreziqe para se ato te shfaqen dhe te angazhojne popullin amerikan ne kursin me te mire te veprimeve.

Eshte jetike qe kombi yne te diskutoje dhe adresoje çeshtjen e nje pandemie gripi tani. Nuk ka pandemi gripi ne vendin tone apo ne bote ne kete kohe. Por ne rast se ne presim per pandemine qe te shfaqet, mund te jete shume vone per tu pregatitur. Dhe nje dite shume jete mund te humbasin sepse ne deshtuam te veprojme sot.

Duke u pregatitur tani, ne mund tju japim qytetareve tane qetesine mendore duke e ditur se kombi yne eshte gati te veproje ndaj shenjave te para te rrezikut dhe se ne kemi planet e gatshme per te parandaluar, dhe, ne raste nevoje, per te perballuar nje pandemi gripi!” sb

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...