Urdhërat e bllokimit anti-kushtetuese/ Vasili, qytetarëve: Hidheni shtetin në gjyq dhe merrni dëmshpërblimin

Saturday, 11 Prill 2020 21:40

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka konstatuar se vetëm dje më 10 prill janë botuar në Fletoren Zyrtare masat kufizuese të lëvizjes, mbylljes së bizneseve apo aktiviteteve të cilat kanë filluar zbatimin që prej urdhërave të Ministrisë së Shëndetësisë më 8 mars.

Nënkryetari i LSI fton qytetarët dhe bizneset që u janë prishur kontratat e punës për të hedhur në gjyq shtetin dhe që të marrin dëmshpërblim.

Sipas Vasilit, këto veprime janë totalisht anti-kushtetuese.

 

Postimi i plotë i Vasilit:

 

SKANDALI.22 Urdhera antikushtetues te karantines pa ligj, demshperblimi si pasoje e saj!

Kushtetuta e Shqiperise eshte shteruese ne percaktimin e saj per fuqine e akteve normative.

Qe nga 8 marsi 2020 kane dale plot 22 Urdhera te Ministres se Shendetesise me fuqine e Aktit Normativ, te cilat me fuqine e ligjit kane normuar kufizimet e lirive, te te drejtave te bisnesit si dhe mjaft pasoja te tjera.

Keto Akte te Ministres se Shendetesise kane fuqi juridike, pra te zbatimit te tyre, vetem pasi botohen ne Fletoren Zyrtare sipas Neni 117 te Kushtetutes.

Ja ç'thote Kushtetuta:

Neni 117

1. Ligjet, aktet normative të Këshillit të Ministrave, të ministrave, të
institucioneve të tjera qendrore marrin fuqi juridike vetëm pasi botohen në
Fletoren Zyrtare.

Por SKANDALI me i madh eshte, qe vetem dje, pikerisht ne 10 prill 2020 keto Urdhera jane botuar ne Fletoren Zyrtare.

Eshte e qarte si drita e diellit, qe çdo Urdher i dhene dhe i imponuar qytetareve ka qene totalisht i paligjshem dhe jane 22 te tille, qe kane paralizuar jeten e vendit pa ligj.

Pra Antishteti ka dhunuar haptas shtetin ligjor,Kushtetuten dhe Ligjin.

Per shkak te veprimeve te paligjshme te Antishtetit financat e shtetit ndodhen perpara nje rreziku te jashtezakonshem te paevitueshem te qindra gjyqeve te natyrshme per demshperblim te pasojave te ardhura nga paligjshmeria.

Çdo qytetar, qe ka humbur punen ka te drejte te plote te hedhe ne gjyq shtetin, qe pa ligj ka vendosur kufizime, qe i shkaktuan atij humbjen e punes.

Çdo kontrate e prishur e bisnesit apo e individeve, per shkak te karantines pa ligj, i penalizon rende ata te cilet nuk mbrohen e justifikohen dot ligjerisht perballe partnereve per mospermbushjen e kontratave.

Natyrshem te gjithe keta do te hedhin ne gjyq shtetin, qe i penalizoi me kufizime pa ligj.

Ky Antishtet i Kryeministrit me paligjshmerine e veprimeve te tija i ka krijuar pra nje Pandemi financiare tjeter shqiptareve.

Antishteti i kryeministrit botoi, ne dhunim te ligjit, ne Fletoren Zyrtare vendimin e Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi per te rrembyer Gjykaten Kushtetuese.

Por po ky Antishtet i kryeministrit shkel Kushtetuten dhe nuk boton 22 urdhera te ministres se shendetesise megjithese nuk kishte as me te voglen pengese per ta bere kete.

Per cfare qellimi okult nuk Antishteti i kryeministrit nuk i botoi urdherat ne Fletoren zyrtare, kur nuk i pengonte askush ???

Antishteti do te pergjigjet deri ne një per shkeljen e ligjit dhe as pandemia e asgje tjeter nuk i shpeton dot nga kjo.

P.S Shihni 22 urdherat e Ministres botuar vetem dje ne 10 Prill 2020 ne Fletoren Zyrtare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...