Vasili: Mjekët e familjes u lanë jashtë betejës, në asnjë vend të botës s’ka kufizim lëvizjesh si tek ne

Hënë, 13 Prill 2020 12:12

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë për mediet ka analizuar situatën pas shpërthimit të koronavirusit në Shqipëri dhe menaxhimi i situatës nga qeveria.
Vasili thotë se qeveria u gjet e papërgatitur nga virusi COVID-19 dhe në vend që në vijën e parë të vinte mjekun e familjes, ata ia caktuan rolin kryesor 127.

“Kemi rreth 100 herë më pak nga ajo që kryeministri u servir qytetarëve shqiptarë. U kundërshtua përdorimi i maskave, në 18 mars, vetë kryeministri tha që maskat janë të padobishme. OBSH e rekomandon përdorimin e maskave. Ndërsa në vijën e parë duhet të ishte mjeku i familjes dhe jo studentët.
Në një kohë që epidemia po trokiste në derë, qeveria ishte e papërgatitur.
Sot nuk ka asnjë bilanc sa teste erdhën, sa maska u vunë në dispozicion dhe të gjitha këto mbulohen me nuk ka rëndësi.
Sa i përket kufizimit të lëvizjeve, të gjitha kanë qenë spontane dhe të pallogaritura. Sot ka një rregull të ri.Çdo lloj mase shtrëngimi lidhet saktësisht me një rrezik të shtuar gjithmonë të karakterit profesional dhe shkencor. Asnjë vend i botës nuk ka bërë këtë lloj kufizimi lëvizjesh”, tha Vasili.

Modifikuar më Hënë, 13 Prill 2020 12:21

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...