Bota është e njëjta, kurse shëndeti - e reja në të gjithë politikat!

Hënë, 13 Prill 2020 13:32

Nga Petrit Vasili

Pandehma pa fund për botën pas pandemisë shfaqen përditë.

Hamendje të palodhshme për një reflektim botëror artikulohen me një pasion sa të panikuar aq edhe nervoz.

Supozime për një rend familjar të ndryshuar, në themel të një rendi të ri politiko-shoqëror, artikulohen bazuar në sofizma a dëshira të dështuara e të parealizuara.

Personalisht besoj pak në të gjitha këto pandehma, që shpesh janë edhe reagime të emocioneve të tronditura nga furtuna medikale dhe mediatike shkaktuar nga pandemia.

Vite më parë organizoja një aktivitet me temë: “Shëndeti në të gjithë politikat”. Ashtu siç është bërë zakon, atëherë ky event kaloi me një vëmendje minimale nga media dhe opinioni.

Të ngërthyer nga sharmi i sherrnajës së ditës mes opozitës dhe maxhorancës, atëherë kishim një tjetër maxhorancë dhe një tjetër opozitë, askush as nuk u thellua e as nuk reflektoi për këtë çështje madhore.

Ndonëse kishim më pak se dy vite, që kishim lënë pas pandeminë shumë problematike të gripit të derrit, të gjithë me mendjelehtësi dhe superficialitet flisnin të shkujdesur për gjithçka, por jo për shëndetin në të gjithë politikat si vizioni përcaktues.

Të njëjtët heronj ishin mjekët dhe infermierët që u përballën dhe atëherë me pandeminë, por politika e marrë u përpoq në atë kohë ti deheroizonte dhe po të njëjtit, që sot po brohorasin për ta, por sot janë në pushtet e jo më në opozitë.

Por e gjitha kjo ka një rëndësi relative përpara sfidës së “Shëndetit në të gjithë politikat”. Bota edhe të nesërmen e mbrapme të pandemisë do të jetë e njëjta. Rendi mbizotërues do të jetë sërish kapitalizmi.

Pushteti financiar i bankave po i njëjti e bashkë me të edhe lëvizjet tektonike të parasë, më së fundmi me shkakun ekselent të pandemisë.

Pluralizmi do të udhëheqë zhvillimin e politikës pasi seleksioni mijëra vjeçar politiko-social ka vendosur kështu.

Polarizimi i shoqërisë do të jetë pothuajse i njëjti. Fenomenet kriminale, mafioze, të pastrimit të parave, korrupsioni, abuzimi me pushtetin etj etj, po të njëjtat do të jenë.

Kush do mundet të thotë të kundërtën?

Evidentimi i shëndetit si një e mirë, cenimi i së cilës mund të krijojë lëvizje tektonike sociale e bën të pashmangshëm një vizion rrënjësor të ri për shëndetin, shëndetësinë dhe politikat shëndetësore.

Shëndeti në të gjithë politikat është qasja e re e munguar në mënyrë dramatike.
OBSH, që e lançoi vite më parë sfidën “Shëndeti në të gjithë politikat”, që në 2006-ën e largët, u tregua apatike dhe jo këmbëngulëse, që “Shëndeti në të gjithë politikat” të ecte si një vizion i ri dominues, parandalues dhe mobilizues.

Ndaj sot përballja me coronavirusin e gjeti botën të papërgatitur, me resurse të munguara, aq sa shpesh metafora e luftës u përdor thjesht si alibi dhe justifikim, ndërkohë që realisht situata është ndryshe nga realiteti i shifrave të përballjes me pandemitë në të shkuarën.

Tanimë të gjithë do të ulin sytë kur të rishohin miliardat e hequra nga investimi për shëndetësinë anë e mbanë globit.

Vizioni i ri është, që çdo politikë sektoriale do të duhet pashmangshmërisht të ketë reflektimin e saj për shëndetësinë.

Përballja me problemet shëndetësore, pandemi dhe jo vetëm, është e shumëanshme ndaj përgatitja s’mund të jetë veçse e tillë.

Vizioni se shëndetësia dhe shëndeti janë detyrim vetëm i politikave shëndetësore të një sektori është dëmsjellës, i prapambetur dhe ç’armatos njerëzimin nga fuqia dhe efikasiteti i reagimit.

Pa asnjë dyshim lidershipi s’mund të jetë përveçse i shëndetësisë, por qëndrimi pasiv dhe indiferent i sektorëve të tjerë nga reflektimi në politikat e tyre për shëndetësinë do të ishte vrastar.

Për këtë arsye bota do të jetë ndryshe duke përqafuar këtë vizion të ri.

Qasja ndaj shëndetësisë si një nga shumë sektorët rutinorë të qeverisjes ishte arsyeja, që gjunjëzoi botën përpara pandemisë dhe shfaqi dobësi aq të renda, sa që kjo pandemi solli dëme shëndetësore dhe ekonomike kaq të thella.

Pra, jemi të gjithë të një mendjeje, se përpara një bote e cila moshohet, e cila rritet demografikisht, që ndotet nga kurrëfarëlloj ndotësish, shëndetësia s’mund të jetë kurrsesi e njëjta dhe dëmet nga eventet epidemike, endemike e pandemike do të jenë gjithnjë e më tragjike.

Koha nuk pret. Shumë kohë është humbur. Shëndeti në të gjithë politikat është e reja, ndërsa bota është e njëjta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...