Karantina/ Deri më tani 50 mijë shqiptarë kanë mbetur pa punë

Tuesday, 14 Prill 2020 15:57

Ministrja Anila Denaj ka treguar sot se numri i personave që kanë mbetur të papunë nga pandemia COVID-19 në Shqipëri shkon deri në 50 mijë, por mund të rritet edhe më shumë.

Kjo pasi siç ministrja tha në intervistën e saj për Report Tv, bizneset mund të reduktojnë numrin e punonjësve edhe pasi të rifillojnë aktivitetin kur situata të ketë ndryshuar për mirë.

‘Është ndërmarrë një vëzhgim i kujdesshëm i gjithë aktiviteteve që duhet gradualisht të hapen, që deri në fund të majit, duke monitoruar situatën në aspektin e shëndetësisë, do të mundësojë që edhe aktivitetet e bizneset deri në fund të majit mund të jenë hapur disa. Nëse kjo situatë shkon drejt këtij ekuilibri edhe efekti do të jetë më i reduktuar. Edhe sikur bizneset të hapen nuk mund të themi që nuk do kenë nevojë të reduktojnë numrin e punonjësve.

Ne sot flasim për një numër të papunësh që shkon në 50 mijë të papunë, që mund të rritet në vijim, e mund të shkojë edhe më i lartë’, tha ministrja.

Ajo tha se do të shihet mundësia që të ofrohen kurse trajnimi për personat e mbetur të papunë, në mënyrë që të përshtaten për t’u punësuar në biznese që kanë nevojë për fuqi punëtore, por që kanë tjetër karakter pune nga çfarë kishin bërë më parë.

 ‘Ne po punojmë me personat që po regjistrohen tek zyrat e punës, për të parë çfarë profilesh kanë këta persona, çfarë trajnimesh mund të japin, që të ketë një transformimi, që ata me një kurs të përshtatshëm të jenë të gatshëm për një industri tjetër që gjatë këtij viti të kenë nevojë për fuqi punëtore’, tha ministrja Denaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...