Meta për ndryshimet në Kodin Penal: Deri në minutën e fundit të merren parasysh propozimet

E mërkurë, 15 Prill 2020 23:03

Presidenti Meta nga emisioni Byro politike në ABC News ka bërë apel që deri në minutën e fundit të merren parasysh propozimet për Kodin Penal. 

'Duhet të presim derisa Parlamenti të përmbyllë punimet e tij dhe të shprehet për këto ndryshime në Kodin Penal. Mund t’ju them që drafti i parë i bërë publik ka sjellë mjaft shqetësime dhe shumë prej këtyre shqetësimeve kanë qenë të drejta dhe legjitime.

 

Përballimi i një situate të tillë nuk ka qenë plotësisht i parashikuar në Kodin tonë Penal dhe në këtë drejtim mendoj që nuk synohet apo në çdo rast nuk duhet të synohet për ta përdorur këtë situatë për të shkelur të drejtat e qytetarëve, por për të ndëshkuar ata persona qe më ndërgjegje krijojnë me dashje probleme me pasoja të rënda për jetën e qytetarëve.

 
 

Ka patur një proces bashkëpunimi dhe shkëmbimi idesh që deri në minutën e fundit duhet punuar me përgjegjshmëri për të realizuar ndryshime që nuk bien ndesh me Kushtetutën dhe Konvetën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

 

Është shumë e rëndësishme që reflektimet të vazhdojnë deri në minutën e fundit në mënyrë që këto masa të jenë në funksion të qëllimeve pozitive.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...