'Kërkohet strategji e qartë për të dalë nga kriza', Gjosha: S’kemi nevojë për ndëshkime me burg...

E Enjte, 16 Prill 2020 12:23

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha flet në një intervistë për STANDARD mbi situatën që po kalon vendi për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ish-deputetja e LSI komenton ndryshimet e kodit penal që po ndërmerr sot Parlamenti, ndërsa analizon edhe dokumentin e pak ditëve më parë të KiE. Ish-ministrja flet edhe mbi vendimin e 24 marsit ku vendi siguroi hapjen e negociatave, ku thekson se :” Shqipëria ka probleme të theksuara me shtetin e së drejtës, respektimin e të drejtave të njeriut por edhe seriozitetit të shtetit përballë transformimit nëpërmjet reformave”.
Vendi prej 38 ditësh është në kushtet e karantinës për shkak të pandemisë së koronavirusit. Si e vlerësoni ju këtë situatë
Është një situatë e jashtëzakonshme që nuk e kishim menduar se do të ndodhte ndonjëherë. Na ka bërë të gjithëve të rivlerësojmë gjërat e shtrenjta në jetë, por edhe na ka vendosur para një të panjohure për të nesërmen dhe se si do të rifillojë jeta kur e gjithë kjo të ketë mbaruar.
Kjo pandemi ka sjelle dy kriza madhore, krizën psikologjike dhe atë ekonomike. Të dyja janë të pandashme nga njëra tjetra dhe që rrezikojnë të ardhmen e cdo shoqërie. Është shumë e vështirë të mos mendosh dot përtej të sotmes, të mos projektosh ditët dhe muajt në vazhdim, është vështirë të mos takosh dot njerëzit e dashur, të mos jesh i lirë të dalësh nga shtëpia dhe të kesh frikë se mundësia ekonomike për të përballuar jetesën do të bëhet edhe më e vështirë!

Qeveria ka marrë disa masa shtrënguese për parandalimin e përhapjes së pandemisë, mes tyre dhe ndryshimet në kodin penal. Cfarë mendimi keni për to?

Mendoj se masat që po ndërmerren për ndryshimet në kodin penal e tejkalojnë kufirin e normales. Në këto momente nuk kemi nevojë për terror, presion, ndëshkim me burg, monitorim me dron apo autoritarizëm. Sot kërkohet maturi qeverisëse, investim i shpejtë në sektorin shëndetësor, strategji e qartë për të dalë nga kriza ekonomike dhe testim në masë për të kuptuar nivelin e të infektuarve në popullatë. Masat e tjera shkelin në mënyrë të drejtpërdrejtë cdo të drejtë themelore të njeriut dhe rrënojnë edhe atë pak demokraci që ka vendi ynë! Unë sot do kërkoja shtet të së drejtës jo thjesht shtet ligjor!

Këshilli i Europës ka publikuar një javë më parë një dokument detyrues për gjithë vendet anëtare, ku bën pjesë dhe Shqipëria. Dokumenti rekomandonte që gjatë pandemisë të bëhet kujdes në miratimin e ligjeve që cenojnë liritë dhe të drejtat e njeriut. Çfarë mund të na thoni më shumë për këtë dokument të KiE?

Është një dokument i cili mendon dhe projekton përtej të tashmes. Frika e kujtdo është se ligjet nënshtruese që mund të miratohen në këto momente, mund të ngjallin dëshirën e liderave për më shumë autorizarizëm edhe në kohë normale. Ky është një debat i gjerë në këto momente që meriton vëmendje!

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke prezantuar udhëzimet e BE-së tha sot se: “Evropës i duhet një plan Marshall për të dalë nga kriza e koronavirusit, duhen investime publike dhe private”. Si e gjykoni këtë?

Mendoj se është deklaratë me vlerë por nuk e di sa i gatshëm është Bashkimi Evropian për një bashkëpunim të tillë dhe për të miratuar një plan kaq të gjerë. Fatkeqësisht, pandemia nxori në pah edhe një defekt të madh të BE-së që është reagimi i menjëhershëm dhe në unitet i vendeve anëtare. Nëse BE duhet të forcohet, ky është momenti i duhur, nëpërmejt bashkëpunimit dhe të qënurit me vizion strategjik për të ardhmen!

Ndërsa vendi siguroi pak javë më parë hapjen e negociatave, ndryshe nga Maqedonia e Veriut, Shqipërisë ju vendosën një sërë kushtesh nga Brukseli. Pse ndodhi kjo sipas jush?

Shqipëria i çeli negociatat politikisht në parim, por jo teknikisht. Kjo do të thotë se vendi nuk ishte ende gati dhe se ka një rrugë të gjatë drejt plotësimit të kushteve dhe më pas drejt marrjes së një date për konferencën e parë ndërqeveritare. Shqipëria ka probleme të theksuara me shtetin e së drejtës, respektimin e të drejtave të njeriut por edhe seriozitetit të shtetit përballë transformimit nëpërmjet reformave. U ndjeva e keqardhur kur pashë se kushtet kishin vazhduar të shtoheshin. Filluam me 1 kusht në 2016 kur u mor rekomandimi i parë për negociatat dhe më pas vijuam me 9 dhe tashmë me 15 kushte. Klasën politike shqiptare dhe kryesisht qeverinë e pret një punë voluminoze dhe me përgjegjshmëri! / Iintervistoi: Gëzim SALIU, Standard/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...