E vendos qeveria kush vdes nga Koronavirusi, jo mjekët

Saturday, 18 Prill 2020 17:50

Teksa në Infektiv ndërron jetë një tjetër qytetar i infektuar me COVID-19, vjen reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë, sipas së cilës, pacienti nga Shkodra, edhe pse i infektuar me virusi, ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjeve shoqëruese.

“Pacienti 69-vjeçar nga Shkodra që ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, ka humbur jetën si pasojë e sëmundjes hemoragjisë cerebrale (aksidentit vascular hemoragjik).

69-vjeçari ishte prej 13 vitesh me tumor në kokë dhe kishte kryer 3 ndërhyrje. Kishte hemorragji cerebrale dhe ishte në gjendje të rëndë në koma.

Sipas spitalit infektiv, 69-vjeçari nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, pasi ishte bartës i virusit, por pa shenja të sëmundjes, (asimptomatik) dhe ka ndërruar jetë si pasojë e hemoragjisë cerebrale. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe informon se do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim, ndaj lutemi t’i referoheni njoftimeve zyrtare.”- thuhet në njoftimin e MSH-së.

 

Fatkeqësisht kjo nuk është hera e parë që ministria bën menjëherë pas vdekjes një reagim të tillë. Për më tepër, në të gjitha rastet kemi patur të bëjmë me qytetarë nga Shkodra.

E njëjta gjë ndodhi edhe më 13 prill, kur pas vdekjes së një 59-vjeçari të infektuar me COVID-19 ministria nxitoi ti bënte 'autopsinë' duke deklaruar se nuk ishte virusi shkak i vdekjes, por hemoragjia cerebrale.

https://www.syri.net/kronike/331295/ministria-i-llogarit-vdekjet-sipas-deshires-45-vjecari-ne-shkoder-ishte-i-prekur-por-nuk-vdiq-nga-koronavirusi/

Siç duket, ndoshta ngaqë nuk duan të marrin përsipër përgjegjësitë për situatën e krijuar në Shkodër, Ministria e Shëndetësisë nuk po pyet më mjekët, por vendos vetë kush vdes nga Koronavirusi e kush jo. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...